Lajme

Bizneset mirëpresin lehtësimin e masave, kërkojnë këto ndihma nga Qeveria

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 18 May 2020

Prej kësaj të hëne, në fuqi ka hyrë edhe faza e dytë e lehtësimit të masave të Qeverisë.

Tash edhe disa biznese kanë filluar punën, por me kujdes të shtuar e rregulla të reja, shkruan gazeta inFokus.

Kjo u përkrah e mirëprit nga bizneset.

-Advertisement-

Gazeta inFokus, ka biseduar me Skënder Krasniqin, kryetar i Odës së Afarizmit të Kosovës i cili ka mirëpritur fazën e re, por ka kërkuar ndihmë nga Qeveria.

“Ne i përshëndesim këto masa qe janë nga pako e propozuara me herët, po shpresojmë nga 1 qershori masat do të jenë shumë më lehtësuese, e institucionet e Kosovës do t’iu dalin në ndihmë bizneseve që janë afektu nga kjo situatë”, ka thënë Krasniqi.

“Nëse shteti nuk i del në ndihmë këtyre bizneseve qoftë me kredi pa kamatë që me i mbulu shpenzimet operative atëherë bizneset do të ballafaqohen me probleme të mëdhaja e ulje të punëtorëve, pasi deri më tani kanë arritë t’i përballojnë, ti mbajnë në punë, por nëse shteti nuk vepron tash me ndërhy atëherë rreziqet do të jenë shumë më të mëdha”.

Ndërsa, ka thënë që Qeveria ende nuk ka paguar krejt punëtorët për muajin prill me nga 170 euro, ndërsa Krasniqi thotë që si duket ato për muajin mars janë harruar, shkruan gazeta inFokus.

“Në bazë të informata që kemi si odë biznesi ka humbje të mëdha pasi nuk kanë punuar gjatë krejt kësaj kohe, krejt çka ka përfitu biznesi ka qenë që kreditë ju kanë shty me interes e edhe tatimet, e prapë interesi është obligim i biznesit e qeratë ende nuk janë ekzekutu e ende nuk është përmbyll pako e parë, krejt punëtorët nuk janë pagu për Maj e ata kanë premtu edhe për Mars që si duket e kanë harru”, ka thënë Krasniqi.

Megjithatë, shefi i Odës së Afarizmit në Kosovë, Krasniqi po thotë që për këtë fazë, bizneset janë të përgatitura për t’ia nisur punës.

“Po këta kanë qenë në dijeni qysh para dy jave, edhe për atë që 1 qershorit, po edhe këtu hapja është e pjesërishme e nuk është e plotë, ky do të jetë angazhim simbolik i këtyre bizneseve në krahasim me kapacitetet që i kanë, besojmë që nga 1 qershori hapja të jetë me e madhe e shumica e të punësuarve të fillojnë punën e të angazhohen e kjo do të varet shumë edhe nga gjendja me COVID, bizneset”, ka thënë Krasniqi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera