Lajme

Biznese të paregjistruara, KRU “Prishtina” inspekton disa lagje në kryeqytet

Autori: Gazeta inFokus 20:18 | 26 August 2023

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar të shtunën për disa inspektime që po bëhen në rrugën “Shaqir Igrishta” në Rrugën C si dhe në Rrugën B.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se ujësjellësi ka hasur në disa biznese të paregjistruara.

“U kemi dhënë afat kohor për të regjistruar ujëmatësin, në të kundërtën do të shkyçen”, thuhet në paralajmërimin e KRU “Prishtina”.

-Advertisement-

Po ashtu, bëhet e ditur se janë aplikuar dy shkyçje në rrugën “Tuzi”, një për kyçje ilegale dhe një për ujëmatës të palegalizuar.

“Shkyçjet u realizuan në objekte ndërtimore. Vazhdon aksioni”, përfundon njoftimi.

Njoftimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera