Bizare: Momenti kur dhjetëra persona bëjnë për spital djalin e Nenad Rashiqit
Autori: Gazeta inFokus 20:59 | 22 February 2021
Djali i politikanit të moderuar të serb të Kosovës, Nenad Rashiqit, është rrahur sot gjatë ditës. Deri më tani, Policia e Kosovës ka dhënë detaje për Reporteri.net se në lidhje me rastin janë shoqëruar 8 persona, prej tyre një i mitur.
Nikolla Rashiq, djali i Nenad Rashiqit, është rrahur nga disa persona në fshatin Llapnasellë të Graçanicës derisa po dilte nga shkolla ku vijon mësimet.
Këtë gjatë ditës e ka konfirmuar shkurt për Reporteri.net Nenad Rashiq.
“Po është rrahur, gjendja shëndetësore e djalit është e mirë”, ka thënë shkurt, Rashiq, për ‘Gazetën Online’ Reporteri.net.
E Reporteri.net ka arritur të sigurojë videon e momentit të sulmit ndaj djalit të politikanit serb, Rashiq.
Siç shihet në pamje, përreth djalit të Rashiqit janë të grumbulluar shumë persona.
Në video shihet se është goditur nga shumë persona.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për Reporteri.net në lidhje me rastin, ku bën të ditur se ka shoqëruar 8 persona, prej tyre njëri i mitur.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në afërsi të shkollës në Llapnasellë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Me të marrë informatën njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull , ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Reporteri.net.
Kujtojmë se ish-deputeti dhe ish-ministri nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, është kundërshtar i fortë i Listës Serbe.
Rashiq para zgjedhjeve të 14 shkurtit ngriti alarmin se Lista Serbe ka në plan të marrë më shumë se 10 deputetë, duke “kontrabanduar” emra në partitë apo iniciativat e komuniteteve të tjera.
Të tjera
-
Numërohen mbi 25 mijë vota të diasporës vetvendosje merr mbi 76 për qind të tyre
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i v...
-
Ish-këshilltari i Thaçit: Kurti kërkoi një Skendërbe politik, e kishte Fisnik Ismailin por e largoi
Adil Behramaj, ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar pas...
-
Vjosa Osmani-mërgimtarëve: Dashurinë tuaj për Kosovën do t’ua kthejmë shumë shpejtë
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Zvicër me ftesën ...
-
Sejdiu: Kurti sot hoqi dorë nga bashkimi me Shqipërinë
Njohësi i çështjeve politike Dardan Sejdiu, ka komentuar vizitën e Emisarit S...
-
Aksident në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, pesë persona të lënduar
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident ndërmjet dy vetu...
-
Besëlidhja e Lezhës, Kurti: Politikisht na nevojitet një Skënderbe madhështor
Kandidati për kryeministër, Albin Kurti deklaroi se Besëlidhja e Lezhës paraq...
-
Nënkryetari i LDK-së për Vjosa Osmanin: Besoj që mund ta kryejë rolin e Presidentes
Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka folur për Radio 1 për zhvillimet e...
-
Skender Hyseni tregon se çfarë i tha Hotit në vesh gjatë takimit me Trumpin
Një fotografi ishte bërë bujë nëpër rrjetet sociale ku shihej Avdullah Hoti e...
-
Hyseni: Deshi apo nuk deshi Kurti, dialogu me Serbinë do të imponohet si prioritet
“Nëse qeveria që vie tash nëse tregohet e përgjegjshme unë besoj që është e m...
-
Murati: Për t’u bashkuar me Shqipërinë, Kosova fillimisht duhet ta përfundojë dialogun me Serbinë
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim Kombëtar, Valon Murati, në emisionin Pressing...
-
Posta e Kosovës dhe Komuna e Skenderajt nënshkruan dy marrëveshje
Në vazhdën e objektivit kryesor për rritjen e të hyrave vetanake nga shërbime...
-
Qeveria nuk ua paguan shtesat mjekëve në Klinikën Infektive
Kanë mbetur vetëm edhe 11 ditë për ta përmbushur një vit të punës mantelbardh...