Ekonomi

Bitcoin rrezikon stabilitetin/ Rreziku financiar nga rritja në 60 mijë dollarë

Autori: Gazeta inFokus 08:30 | 18 October 2021

Rritja e Bitcoin në 60 mijë dollarë është një alarm se bota mund të përballet me shkatërrimin e stabilitetit financiar si në 2008-ën.

Ky alarm është ngritur nga zëvendësi guvernatori i Bankës Qëndrore të Anglisë, Jon Cunliffe, i cili krahasoi rritjen e shpejtë të aseteve në kriptomonedha me tregun e sigurisë bankare të mbështetur nga hipotekat përpara kolapsit të sistemit, që çoi në krizën financiare botërore të viteve 2008-2009.

“Asetet e kriptomonedhave janë rritur afërsisht 200% në 2021, nga më pak se 800 miliardë dollarë në 2.3 trilionë dollarë sot. Siç na tregoi kriza financiare e 2008-ës, sektori i siguruar me hipoteka vlente vetëm 1.2 trilionë dollarë përpara se “flluska” të shpërthente. Kur diçka në sistemin financiar po rritet shumë shpejt dhe po rritet në hapësirë kryesisht të parregulluar, autoritetet e stabilitetit financiar duhet të ulen dhe të kuptojnë çfarë po ndodh.”

-Advertisement-

Ligjvënësit që vënë alarmin për të rregulluar kriptomonedhat nuk po merren seriozisht nga tregu. Frika është rritur sidomos në kushtet kur kriza energjetike po shkakton një rritje marramendëse të çmimeve, që mund të godasë rëndë rimëkëmbjen e ekonomisë botore. Investimi në diçka që nuk prodhon një vlerë të shtuar si Bitcoin është padyshim një kambanë për ekonomistët, që shprehen se tregu po bëhet një flluskë shumë e madhe.

Kryetari i Komisionit të Sigurisë dhe Shkëmbimit Tregtar të Amerikës, Gary Gensler e ka quajtur tregun e kriptomonedhave si një pasqyrave të “Perëndimit të egër” ndërsa FMN paralajmëroi kohët e fundit se kriptot mund të paraqesin “rreziqe për stabilitetin financiar”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera