Ekonomi

“Bitcoin kontrollohet nga kinezët”

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 13 June 2018

Brad Garlinghouse, kryeshef ekzekutiv i Ripple, u përgjigj hapur gjatë një interviste për perspektivat e valutave digjitale për të ardhmen.

Midis kritikave të tjera, ai theksoi se teknologjia blockchain është kryesisht e lartë dhe se bërthama bitcoin (BTC) kontrollohet nga kinezët dhe nuk ka shpresë të jetë një monedhë botërore, transmeton KosovaPress.

“Një numër i njerëzve të shquar, madje Steve Wozniak, ka thënë se sheh një botë ku Bitcoin është monedha kryesore. Mendoj se kjo është absurde. Unë nuk mendoj se ndonjë ekonomi e madhe do të lejojë të ndodhë kjo. Nuk ka kuptim”, tha ai gjatë një konference në Boston.

-Advertisement-

Garlinghouse, 47, ndodhet në këtë pozitë që nga viti 2015, derisa më herët ka punuar në sektorin e teknologjisë me kompani të njohura si Yahoo!, AOL, Silver Lake Partners, @Ventures, @Home Network, SBC Communications.

Ndryshe Ripple është valuta e tretë më e popullarizuar digjitale në tregun e kapitalit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera