Lajme

Bislimi tregon cilët janë hapat e mëtejshëm që kosovarët të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen

Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 12 January 2023

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i është gëzuar lajmit se në takimin e anëtarëve të Komitetit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme të Parlamentit Evropian, u votua pozitivisht mbi liberalizimin e vizave për Kosovën.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka treguar se cilët janë hapat e mëtejshëm drejt liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Hapi i radhës do të jetë votimi në seancën plenare në Parlamentin Evropian dhe më tej votimi në Këshillin e Ministrave të BE-së, para hyrjes në fuqi”.

“Përshëndesim votimin pozitiv të sotëm dhe mirëpresim finalizimin e hapave të ardhshëm, deri në përfundimin e procedurave të nevojshme për nisjen e lëvizjes së qytetarëve të Republikës së Kosovës pa viza drejt vendeve të Bashkimit Evropian”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera