Lajme

Bislimi thotë Tahiri e ka kërcënuar atë: Bandit që i vendos shurdhuesin armës së tij

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 10 November 2022

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në seancën e sotme ka reaguar lidhur me debatin që ndodhi në Kuvend mes ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputete të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, shkruan Gazeta Infokus.

I dyti i qeverisë tha se, deputeti nga radhët e PDK-së pasi ndali mikrofonin e ka fyer dhe kërcënuar atë.

“Ish ministri i Drejtësië dhe deputetoi Abelard Tahiri nga kjo foltore nxori një sër akuzash për ministren Haxhiu. Ndërkaq, pasi u mbyll mikrofoni në stilin e një banditi që i venbdos shurdhuesin armës së tij u kthye nga unë dhe shprehu një sër kërcënimesh të cilat pastaj i shoqëroi me sharje dhe fyerje nga ulësja e tij”, tha Bislimi.

-Advertisement-

Bislimi kërkoi nga prokuroria të fillojë hetimet.

E për këtë foli edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili po ashtu bëri i bëri thirrje prokurorisë për të njëjtën arsye.

Derisa, Bislimit iu kthye deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu duke i thënë “ti je bandit”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera