Lajme

Bislimi takohet me ambasadoren e Izraelit, diskutojnë për potencialin e rinisë kosovare

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 08 August 2022

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Bislimi dhe Ziv biseduan mbi thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe avancimin e partneritetit dhe bashkëpunimit mes tyre.

U diskutua mbi mundësi të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, nga shëndetësia deri te investimet për ujësjellësit dhe furnizimin me ujë të pijshëm.

-Advertisement-

Punësimi është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë, ku dhe u përmend fuqizimi i rolit të gruas dhe potenciali i madh i rinisë kosovare, duke patur parasysh dhe moshën mesatare të re të popullsisë në Kosovë.

Një nga temat që u përmend gjatë takimit, ishte dhe mungesa e liberalizimit të vizave për qytetarët dhe izolimi i Kosovës.

Bislimi foli gjithashtu edhe mbi situatën në veri dhe dy vendimet e Qeverisë mbi targat dhe dokumentet për hyrje-dalje, të cilat do të nisin implementimin dhe zbatimin e tyre nga 1 shtatori.

Zëvendëskryeministri e falënderoi ambasadoren Ziv për vizitën duke shprehur bindjen se takimet do të jenë më të shpeshta dhe bashkëpunimi gjithmonë e më i frytshëm mes dy vendeve tona.​

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera