Lajme

Bislimi sot udhëton për në Bruksel, do të takohet me Lajçak

Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 25 March 2022

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, do të udhëtojë sot për në Bruksel në cilësinë e kryenegociatorit për t’u takuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Raportohet se ky takim është në kuadër të dialogut dhe Lajçak, në po të njëjtën ditë, do të zhvillojë një takim virtual edhe me palën serbe.

Megjithatë, s’pritet të ketë takim mes Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival

Të tjera