Bislimi: Serbia ta kontaktojë Kosovën, nëse arrihet marrëveshje mbahen zgjedhjet e 3 prillit
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/03/bb-1-770x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
12:31 | 17 March 2022
Për t’i organizuar zgjedhjet serbe në Kosovë më 3 prill, zëvendëskryeministri Besnik Beslimi tha se qeveria serbe duhet t’i dërgojë kërkesë zyrtare Qeverisë së Kosovës. Pas kësaj, ai thotë se duhet të arrihet një marrëveshje për ta mundësuar ndonjë formë të mbledhjes së votave në Kosovë.
Kryenegociatori në dialogun me Serbinë, tha në një intervistë për mediumin serb, KoSSev e ka lënë të hapur mundësinë e arritjes së marrëveshjes për mbledhjen e votave në Kosovë. “Beogradi ka pranuar ta përdorë zyrën ndërlidhëse për ta dërguar një kërkesë të tillë”, ka thënë Bislimi, përcjell Gazeta Express.
“Nuk i takon Qeverisë së Kosovës t’i kufizojë në asnjë mënyrë të drejtat e qytetarëve që kanë të drejtë vote në Serbi. Tashmë është çështje marrëveshjeje”, tha Bislimi.
Bislimi theksoi se mbledhja e votave për zgjedhjet serbe do të bëhet vetëm “nëse arrihet një marrëveshje”.
“Do të pajtoheni me mua se duhet një marrëveshje sepse nuk po nënshkruani një marrëveshje për 20 vitet e ardhshme, por deri në zgjedhjet e ardhshme. Në këtë kontekst, Qeveria e Serbisë duhet t’ia dërgojë një kërkesë zyrtare Qeverisë së Kosovës, në të cilën do të kërkonte ndihmë për mbledhjen e votave në territorin e Kosovës”, tha Bislimi, duke theksuar se vendet e QUINT-it dhe emisari europian Miroslav Lajçak kanë ofruar mbështetjen e tyre për këtë.
“Në këtë kontekst, z. Kurti tha se është në kontakt të ngushtë me vendet e QUINT-it në përpjekje për ta zbatuar këtë, por me kusht që kjo marrëveshje ta garantojë integritetin territorial të Kosovës dhe sovranitetin e vendeve dhe si rezultat do të bëhet lehtësimi i mbledhjes së votave”, tha zëvendëskryeministri.
Ai tha se pret që Beogradi ta kontaktojë Qeverinë e Kosovës për këtë çështje.
Bislimi tha se Qeveria e Kosovës dëshiron të mos i kufizojë kurrë qytetarët që kanë të drejtë vote në këto zgjedhje.
“Ato duhet të mbahen gjithmonë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës dhe marrëveshjeve që theksojnë qartë integritetin territorial dhe qartësojnë se zgjedhjet mbahen për qytetarët jashtë territorit të Serbisë që kanë të drejtë vote”, tha ai.
Në janar, Kosova nuk ka lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë për disa ndryshime në kushtetutën serbe./Express
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/10/sami1.jpg)
Të tjera
-
E dhimbshme, ndahet nga jeta në moshë të re zyrtarja ligjore e Gjykatës në Deçan
Ka vdekur sot në moshë të re Rinora Qorraj, e cila ishte zyrtare ligjore në G...
-
900 milionë eurot e kushtëzuara të BE’së për Kosovën, Lajçak e përmend edhe një herë Planin e Rritjes
Emisari Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka shkruar një cicërimë...
-
Aksident në Prishtinë, në vendngjarje edhe autoambulanca
Një aksident ka ndodhur në orët e mbremjës në lagjen “Dardania” në Prishtinë....
-
Maqedonci e jep një informacion për grupin terrorist të Radojiçiq – nuk është lajm i mirë për Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaron se grupi terrorist i Millan Rad...
-
Nëna e Leotrimit: Djali im paska qenë i krejt Kosovës
Sot në 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, është përuruar skulptur...
-
Kurti deklarohet për takimin me Arbel, përmend mundësitë e panumërta për bizneset izraelite në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministrin e Brendshëm të ...
-
Ministri izraelit: Marrëveshja për heqjen e vizave, dëshmi e mëtejshme e forcimit të lidhjeve mes Izraelit dhe Kosovës
Moshe Arbel, ministri i Punëve të Brendshme të shtetit të Izraelit, ka thënë ...
-
Deputetja e VV-së i kërkon ShBA-së e BE-së të jenë më të arsyeshme
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ua ka dorëzuar raportin li...
-
Lajçaku për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës: Gjithçka varet nga diskutimet e nesërme
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas ...
-
Miroslav Lajçak hyn në objektin e Qeverisë, do të takohet me Besnik Bislimin
Emisari i Posaçëm i Bsahkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav La...
-
Shefi i NATO-s në Uashington, Biden: Aleanca më e fortë e më e bashkuar se kurrë
Presidenti Biden priti të hënën në Shtëpinë e Bardhë shefin e NATO-s, më pak ...
-
Lajçak për median serbe “Kosovo Online” – Hapja e pakoordinuar e Urës së Ibrit mund të sjell incidente
Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka thënë se hapja e pakoordinuar e Urës së ...