Bislimi: Serbia shkelëse e të gjitha marrëveshjeve, BE-ja t’ia heqë masat Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
18:21 | 24 April 2024
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, foli sot mbi procesin e dialogut me Serbinë.
Ai trajtoi eskalimet në terren nga pala serbe dhe shkeljet e vazhdueshme të tyre të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit Zbatues të Ohrit, si dhe mospranimin e këtyre marrëveshjeve e refuzimin për nënshkrim, dëshmuar në vazhdimësi përmes deklaratave publike të liderëve shtetërore e vulosur me letrën e ish-kryeministres së Serbisë, drejtuar Bashkimit Evropian në dhjetorin e kaluar.
Së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bashkëbisedoi me delegacionin nga Këshilli i BE-së – Grupi i Punës për Ballkanin Perëndimor (COWEB). Prezent ishin 25 diplomatë nga shtetet anëtare si dhe përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR) dhe Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS), thuhet në kumtesë, përcjell Reporteri.net.
Në njoftim thuhet se përgjatë fjalës së tij dhe përgjigjeve në pyetjet e delegatëve pjesëmarrës, zëvendëskryeministri Bislimi foli për rrugëtimin dhe synimet e Kosovës në integrimin evropian, me theks në trajtimin dhe arritjen e konsensusit për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, veçanërisht atë në Këshillin e Evropës ku vendi ynë pas kalimit me sukses të fazave paraprake tashmë gjendet në hapin e fundit të nevojshëm për arritjen e këtij suksesi, si dhe u diskutua për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian.
Ai foli dhe për performancën së brendshmi të institucioneve, trajektoren e progresit dhe zhvillimit në të cilën ndodhet tashmë vendi ynë, duke nënvizuar indikatorët pozitivë makroekonomikë, nga zhvillimi ekonomik e rritja e punësimit deri tek rritja e investimeve të huaja direkte ndër të tjera.
Më tej, theksoi dhe se masat e padrejta të BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më parë, pasi janë plotësuar tashmë edhe të gjitha kushtet e marrëveshjes së Bratisllavës, si dhe shprehu përsëri qëndrimin se propozimi për dhënien e liberalizimit të vizave për pasaportat ilegale KU, është kundërthënës dhe i njëjti shkel sovranitetin e integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
Mbi procesin e dialogut me Serbinë, zëvendëskryeministri trajtoi eskalimet në terren nga pala serbe dhe shkeljet e vazhdueshme të tyre të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit Zbatues të Ohrit, si dhe mospranimin e këtyre marrëveshjeve e refuzimin për nënshkrim, dëshmuar në vazhdimësi përmes deklaratave publike të liderëve shtetërore e vulosur me letrën e ish-kryeministres së Serbisë, drejtuar Bashkimit Evropian në dhjetorin e kaluar.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot me diell dhe mjaft të nxehtë veror. Mëngje...
-
Paralajmërohet mbyllje e bizneseve e largime nga puna pas vendimi të ZRrE-së
Që nga data 1 qershor bizneset të cilat kanë më shumë se 50 punëtorë kanë dal...
-
Sulmet izraelite vrasin shefin e inteligjencës së forcave të armatosura iraniane
Irani ka konfirmuar se kreu i njësisë së inteligjencës së Gardës së Revolucio...
-
Nga Anglia në Shkodër në këmbë, Seb Ponari përshkoi 2750 km për 36 ditë: Ishte udhëtim shpirtëror
E nisi rrugëtimin e tij 36 ditë më parë nga qyteti i Cambridge-it në Angli, d...
-
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme për bisedime me Iranin
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme të zhvillojnë bisedime...
-
Propozimi i LDK-së vlerësohet i parealizueshëm
Propozimin për qeveri tranzicionale, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë...
-
Irani paralajmëron banorët e Izraelit: Evakuohuni nga zonat e vendeve të rëndësishme ushtarake
Ushtria e Iranit ka lëshuar paralajmërim për banorët e Izraelit që të evakuoh...
-
Irani godet një ndërtesë banimi në qytetin verior izraelit Haifa
Teherani ka goditur një ndërtesë në qytetin verior të Izraelit, Haifa. Laj...
-
Gjetjet e auditorit: Pjesëtarët e FSK-së nuk morën kompensimin e plotë
Kompensimi i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në shumicën e rasteve...
-
Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati:Vendimi është paragjykues
Refuzohet sërish lirimi i përkohshëm për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të ...
-
Njohja nga Serbia si prioritet, Lekaj mbështet qasjen e Trumpit
Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se mesazhi i fund...
-
Konflikti me Iranin/ 5 shqiptarë të bllokuar në Izrael, Meri Kumbe: Po punojmë për rikthimin e tyre në shtëpi
Për shkak të konfliktit Izrael-Iran, 5 shtetas shqiptarë kanë mbetur të bllok...