Bislimi: Serbia mund ta destabilizojë situatën, serbët nisën t’i merrnin targat RKS dhe u ndalën përnjëherë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/12/besnik-bislimi-800x460.png)
Autori: Gazeta inFokus
10:08 | 06 April 2023
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se janë të brengosur se Serbia mund ta destabilizojë situatën, pas djegies së disa veturave ditët e fundit në veri.
Duke raportuar në Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme, Bislimi tha se kjo vjen pasi ditët e fundit shumë serbë po i zëvendësonin targat e veturave me ato të Kosovës.
“Ekziston në brengë që ka potencial nga ana e Serbisë që ta destabilizojë situatën, gjithmonë duke keqpërdorur temën e targave. Ju e keni parë javën e kaluar aktivitetin e shtuar të strukturave ilegale dhe kriminale në veri në djegien e veturave të qytetarëve serbë”, tha Bislimi.
“Muaji mars ka qenë muaj i shtimit të gatishmërisë së qytetarëve për t’i konvertuar targat. Brenda pak ditëve janë regjistruar afërsisht një e dhjeta e veturave të cilat nuk kanë qenë të konvertuara ende dhe me atë ritëm shumë shpejt do të kishim mundur t’i konvertojmë shumicën absolute të targave ilegale në Kosovë. Situata ka ndryshuar në prag të takimit në Bruksel”, shtoi ai.
Pas djegies së disa veturave, Bislimi tha se “vullneti i qytetarëve është ndrydhur” dhe se ata “kanë pushuar së regjistruari” veturat në RKS.
“Ka pasur rënie të gatishmërisë nga 137 vetura të regjistruara në ditë në 0 vetura më datën 3 prill”, tha Bislimi, duke theksuar se “serbët janë nën trysni të madhe”.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/Prince-ballina-e17083559109131.jpg)
Të tjera
-
Moti në Shqipëri, me kthjellime dhe vranësira, temperaturat me rënie
Në Shqipëri moti sot do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga re...
-
I nxehti përvëlues në Pakistan, morgjet nuk kanë më vënde
Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën si pasojë e motit të nxehtë në Pakistan, gj...
-
Dështon grushti i shtetit në Bolivi! Tërhiqen forcat ushtarake
Automjete të blinduara thyen portën hyrëse të pallatit qeveritar të Bolivisë ...
-
Breshri i madh shkatërron kulturat bujqësore në disa pjesë të vendit
Stuhi të mëdha shiu përfshinë pasditen e djeshme pjesë të Kosovës. Reshjet...
-
CDC paralajmëron për rritjen e rrezikut të etheve të dengës në SHBA
Njerëzit në SHBA janë në një rrezik më të lartë për t’u prekur nga ethet e de...
-
Sot diplomojnë kadetët e FSK-së
Sot ushtrisë së Kosovës do t’i shtohen edhe një numër i ushtarëve. Nga ora...
-
Kuvendi sot mban seancë, në rend dite 32 pika
Kuvendi i Kosovës sot me fillim do ta mbajë seancën e radhës plenare. Sipa...
-
I arrestuari për spiunazh ishte pjesë e grupit terrorist që sulmuan zyrat e KQZ-së në veri
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dje arrestoi një të dyshuar për s...
-
Moti sot: Diell, vranësira, shi dhe shkarkime rrufesh – temperatura deri në 29 gradë Celsius
Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura. Sipas In...
-
Të shtëna me armë zjarri në Siqevë të Prishtinës, qëllohet një veturë nga dy anët e rrugës
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në fshatin Siqevë të Prishtinës. ...
-
Tri ligjet për të cilat reaguan Ambasadori gjerman dhe Zyra e BE’së nesër në Kuvend
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se është për keqardhje që nuk ja...
-
Ndalohet edhe një person për spiunazh, është nga rajoni i Mitrovicës – për momentin po i bastiset banesa
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se pas zhvillimit të het...