Lajme

Bislimi raporton për Programin dhe zbatimin e Marrëveshjes së MSA-së

Autori: Gazeta inFokus 07:18 | 01 April 2022

Komisioni për Integrim Evropian të premten do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) 2022-2026. Për të folur për këtë i ftuar është Besnik Bislimi zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog.

Po ashtu në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera