Lajme

Bislimi priti në takim kryesuesin e Komisionit për Çështje Evropiane të Bundestagut Gjerman, ja çka u diskutua në takim

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 17 September 2022

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi të premten ka pritur në takim kryesuesin e Komisionit për Çështje Evropiane të Bundestagut Gjerman, Anton Hofreiter, shkrua Gazeta Infokus.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, zëvendësi I Kurtit e njoftoi Hofreiter për avancimet që ka bërë Kosova në fushën e zhvillimit ekonomik, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe fushave të tjera.

Derisa ky i fundit tha se përkrah liberalizimin e vizave për Kosovën.

-Advertisement-

“Zëvendëskryeministri Bislimi, gjithashtu tregoi që zgjedhjet demokratike në Ballkan janë përkthyer në sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe rikthim të shpresës së qytetarëve.

Ai falënderoi Gjermaninë për ndihmën në fushat e ndryshme nga energjia, në ekonomi dhe diplomaci, dhe gjithashtu kërkoi më shumë përkrahje të Gjermanisë në investime në Kosovë”, thuhet në komunikatën e ZKM-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera