Bislimi pret që masat e BE’së të hiqen para 14 shtatorit, për ta siguruar barazinë e Kurtit e Vuçiqit në takim
Autori: Gazeta inFokus
11:13 | 09 September 2023
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka dhënë një intervistë për mediumin serb “Danas” ku foli mbi procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe për serbët e Kosovës.
Në një nga përgjigjet, Bislimi tha se pritet nga Bashkimi Europian që Kosovës t’i hiqen masat ndëshkuese për të krijuar barazinë mes palëve para takimit të 14 shtatorit mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, raporton Gazeta Express.
“Në më pak se dy javë do të ketë një takim të ri të nivelit të lartë dhe pritet që BE-ja të sigurojë barazinë e palëve në dialog duke hequr masat ndëshkuese para këtij takimi”, ka thënë Bislimi.
“Në lidhje me sanksionet e vendosura nga BE-ja ndaj Qeverisë në Prishtinë, në çfarë drejtimi mund të presim vazhdimin e dialogut dhe nëse kemi ndonjë dialog, i cili do të mund të zgjidhte shumë probleme që padyshim janë “të pëlqyeshme” për mbijetesën politike të Kryeministrit të Kosovës, por edhe të presidentit serb?”, ishte pyetja e Danasit.
“Dialogu është shumëplanësh, por sipas mendimit tonë ai duhet të fokusohet në dy shtylla kryesore, konkretisht zbatimin e marrëveshjes bazë dhe bisedimet për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Kosova mbështeti marrëveshjen bazë dhe ofroi nënshkrimin e saj. Pala tjetër refuzoi nënshkrimin dhe po rikonfirmon çdo ditë qëndrimin se nuk e ka pranuar planin, por edhe po punon shumë për shkeljen e dispozitave të tij. Strategjia më e mirë për të penguar haptazi zbatimin e saj është përmes përshkallëzimit dhe Serbia është shumë e suksesshme në këtë. Serbia jo vetëm që e ka ridrejtuar dialogun e Brukselit nga normalizimi në menaxhimin e krizës, por ka arritur gjithashtu të promovojë BE-në nga një lehtësues në një negociator. Deklarata e BE-së e 3 qershorit, së bashku me masat e vendosura më pas e konfirmojnë këtë. Megjithatë, në më pak se dy javë do të ketë një takim të ri të nivelit të lartë dhe pritet që BE-ja të sigurojë barazinë e palëve në dialog duke hequr masat ndëshkuese para këtij takimi”, u përgjigj Bislimi.
Bislimi për mediumin serb tha se Kosova dëshiron që situata në veri të Kosovës të jetë më e mirë dhe shtoi se institucionet kosovare duan të jenë më afër serbëve, por se Beogradi ndërhyn.
“Ne dëshirojmë që situata në veri të Kosovës të jetë më e mirë, por të paktën nuk ka tensione. Ne do të donim të jemi më afër qytetarëve tanë atje, por Beogradi i minon këto përpjekje dhe i pengon serbët e Kosovës të përdorin shërbimet dhe të gëzojnë të drejtat që u takojnë”, ka thënë ai.
Bislimi shtoi se ka qenë dhe është ende synimi i Serbisë që ta portretizojë Kosovën si një shtet të dështuar dhe institucionet e saj si të paaftë, madje edhe të pavullnetshme për të integruar pakicën serbe, gjë që thjesht nuk është e vërtetë.
Ai akuzoi Serbinë se po i sakrifikon qytetarët serbë të Kosovës për të arritur këto qëllime.
“Në këtë drejtim, Serbia nuk përmbahet të sakrifikojë serbët e Kosovës në përpjekje për ta vërtetuar këtë. Vakumi i sigurisë dhe institucional i krijuar më 5 nëntor supozohej t’i shërbente këtij objektivi. Ne jemi të vetëdijshëm që kryetarët aktualë nuk gëzojnë legjitimitet të plotë, por kemi bërë çdo përpjekje të mundshme duke përfshirë shtyrjen e afatit të zgjedhjeve dhe më vonë edhe të afatit për regjistrimin e partive për të siguruar që përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë të garonin për këto zyra. Vakumi institucional nuk i shërben askujt. E njëjta gjë me policinë, një qytetar që ka nevojë për mbrojtje duhet të jetë në gjendje të thërrasë policinë për ndihmë. Kosova është shtet multietnik, në këtë drejtim, synimi ynë është të sigurojmë që anëtarët e komunitetit të integrohen institucionalisht. Ne jemi të vetëdijshëm se mungesa e policëve serbë nuk ngjall besim të mjaftueshëm dhe po bëjmë maksimumin për ta ndryshuar këtë, por kjo nuk mund të bëhet pa parandalimin e presionit dhe frikësimit të vazhdueshëm të Beogradit ndaj qytetarëve serbë të Kosovës të cilët vendosin t’i bashkohen Policisë së Kosovës”.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...































