Lajme

Bislimi për ujdinë KEDS-Elektrosever: Një hap tutje për furnizimin me energji në katër komunat veriore

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 11 December 2023

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, thotë se me nënshkrimin e kontratës komerciale në mes KEDS-it dhe Elektrosever bëhet një hap tutje për furnizimin me energji në katër komunat veriore.

Bislimi, theksoi se operimi në veri, do të ndodhë brenda kornizës ligjore e rregullative të Republikës së Kosovës.

“Me nënshkrimin e kontratës komerciale ndërmjet KEDS-it dhe Elektrosever, sipas pikës 3 të Udhërrëfyesit për Marrëveshjen e Energjisë, u bë një hap tutje drejt normalizimit të furnizimit me energji dhe faturimit në katër komunat në veriun e Kosovës”, shkroi Bislimi.

-Advertisement-

“Më shumë se 1 vit pas dakordimit mbi udhërrëfyesin e pasiqë pala jonë i përmbushi menjëherë obligimet e saj që derivojnë nga marrëveshja, Elektrosever pranoi ta nënshkruajë kontratën. Operimi edhe në veri, do të ndodhë brenda kornizës ligjore e rregullative të Republikës së Kosovës, ashtu siç në të gjithë territorin e vendit tonë”.

“Tash duhet të ecet tutje edhe me hapat e tjerë të nevojshëm për t’i dhënë fund pas më shumë se 20 vitesh, ilegalitetit në mospagesë të rrymës”.

Ai theksoi se Kosova vazhdimisht ka luajtur një rol konstruktiv dhe ka zbatuar të gjitha detyrimet e saj, andaj dhe presin dhe kërkojmë të njëjtën gjë nga pala tjetër, për ta përfunduar këtë proces.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera