Lajme

Bislimi për provokimin në Bujanoc: Kërcënim e represion kundër shqiptarëve

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 19 August 2024

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi ka reaguar ndaj mesazhit provokues antishqiptar në Bujanoc, sipas tij, është pjesë e një modeli më të madh kërcënimesh dhe represionesh kundër shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Vdekje shqiptarëve, nuk ju duam, Kosova është Serbi!’ Një tjetër mesazh urrejtës është gjetur sot në hyrje të repartit të fëmijëve në Bujanoc. Ky nuk është një incident i izoluar, por pjesë e një modeli më të madh kërcënimesh dhe represionesh kundër shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka shkruar ai në X.

Mesazhi antishqiptar është gjetur në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc, teksa bëhet thirrje për vdekje të shqiptarëve dhe mohohet shtetësia e Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera