Lajme

Bislimi për liberalizimin e vizave: Jemi konfident se kjo çështje shumë shpejt do të marrë zgjidhjen finale

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 13 September 2022

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se do të ketë hapa përfundimtar drejt liberalizimi të vizave.

Ai në një konferencë për media ka deklaruar se kanë bashkëpunim me të gjitha shtetet që janë të Bashkimin Evropian.

“Ne kemi bashkëpunim të ngushtë me secilën qeveri nga 27 vende të Bashkimit Evropian dhe jemi duke adresuar çfarëdo brenge që ata mund të kenë sa i përket liberalizimit të vizave”.

-Advertisement-

” Jemi shumë konfident se kjo çështje shumë shpejt do të marrë zgjidhjen finale”, ka thënë Bislimi, njofton KlanKosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera