Lajme

Bislimi për Bunjakun: Veprës së tij, i jemi mirënjohës përherë si komb, do ta nderojmë për jetë e mot

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 24 September 2024

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka kujtuar rreshterin Afrim Bunjaku, në përvjetorin e parë që nga vrasja e tij në krye të detyrës në Banjskë.

Në një postim në rrjetin social facebook ai është shprehur se veprës së tij, I jemi mirënjohës përherë si komb.

Ai gjithashtu përmendi edhe emërimin e rrugës në Banjskë te Zveçanit, ku u vendos tabela që mban emrin Afrim Bunjaku, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Veprës së tij, i jemi mirënjohës përherë si komb, e për këtë do ta nderojmë për jetë e mot. Emri i tij u ngulit me shkronja të mëdha sot në veriun e vendit tonë, ku përmes vendimit të mbrëmshëm të mbledhjes së 221-të të Qeverisë, në Banjskë të Zveçanit u vendos tabela e rrugës që mban emrin Afrim Bunjaku”.

“Lavdi për Afrim Bunjakun dhe të gjithë heronjtë e Kosovës” ka shkruar në fund të statusit Bislimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera