Lajme

Bislimi pati një mëngjes pune me përfaqësues diplomatikë në Francë

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 19 Tetor 2023

Vizita zyrtare në Francë e zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, filloi me një mëngjes pune me përfaqësues diplomatikë të disa prej shteteve anëtare në Francë, ku ishin prezent Ambasadori i Republikës së Çekisë, Michal Fleischmann, Zëvendës Shefi i Misionit të Polonisë dhe ai i Italisë, Wieslaw Tarka e Antonio Cascio dhe i Ngarkuari me Punë i Bullgarisë, Emil Kazakov.

Ai zhvilloi një bisedë me përfaqësuesit diplomatikë të këtyre shteteve, të cilët fillimisht i falënderoi për mbështetjen e shteteve të tyre ndaj Kosovës.

Bislimi i informoi ata për hapat tanë në zhvillim ekonomik e integrim evropian, si dhe mbi procesin e dialogut dhe situatën aktuale, përfshirë sulmin terrorist e aktin e agresionit të 24 shtatorit të sponsorizuar e mbështetur nga Serbia.

-Advertisement-

U theksua se Kosova po performon pozitivisht në indikatorë të ndryshëm përtej barrierave e pengesave me të cilat vendi ynë është përballur.

Zëvendëskryeministri \ shtoi se në vazhdimësi po dëshmojmë vullnetin dhe angazhimin e Republikës së Kosovës në avancimin e agjendës evropiane.

Në këtë takim, Bislimi shoqërohej nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Mehdi Halimi.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy