Lajme

Bislimi nis takimet zyrtare në Suedi, me përfaqësuesin e Punëve të Jashtme foli për të ardhmen evropiane të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:46 | 27 April 2023

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka nisur me takimet zyrtare në Suedi, ku sot është pritur nga Sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme të Suedisë, Jan Knutsson.

Perspektiva evropiane e Kosovës ishte thelbi i këtij takimi të Bislimit me Knutsson, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Pasi u fol për liberalizimin e vizave dhe avancimin në Këshillin e Evropës, “Zëvendëskryeministri Bislimi foli mbi objektivat e synimet e radhës, ku puna dhe angazhimi i Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian do të vijojë pareshtur”, njofton komunikata e qeverisë.

-Advertisement-

“Përtej vazhdimit të avancimit deri në anëtarësimin e plotë në Këshillin e Evropës, marrja e pyetësorit dhe më tej e statusit të vendit kandidat vijojnë të mbeten prioritare dhe me vëmendje të veçantë”, thuhet tutje.

“Po ashtu, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se Kosova është gati për hapat e radhës e po e dëshmon këtë përmes sukseseve që vendi po i arrin dhe avancimit të shpejtë në përmbushjen e agjendës evropiane”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera