Lajme

Bislimi nga Strasbourg: Ka qenë turpëruse që qytetarëve të Kosovës të iu refuzohet viza

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 19 April 2023

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në konferencën e mbajtur pas nënshkrimit të ligjit të ri për liberalizmin e vizave për Kosovën ka thënë se pas nënshkrimit të vendimit ai do të publikohet brenda 20 ditëve në gazetën zyrtare.

Bislimi tha se qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen më së largu më 1 janar 2024.

Tutje zëvendëskryeministri i Kosovës tha se ky proces ka qenë i gjatë dhe i vështirë, ku Kosovës iu deshën plot 11 vite për ta përmbyllur.

-Advertisement-

“Ky vendim do të publikohet në gazetën zyrtare brenda 20 ditëve dhe bartësit e pasaportave kosovare do të mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen më së voni me 1 janar 2024. Ky ka qenë proces i gjatë dhe i veshtirë me shumë pengesa rrugës, dhe ka marrë 11 vjet për ta permbyllur. Për shume vite kishte ngecur në Këshill dhe nganjëherë duke je pamundur që të kalohej. Kosova ka përparuar në fushat e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto arritje nuk kanë mundur të injorohen ,pra kemi punuar ngushtë me të gjitha shtetet anëtare. Liberalizimi i vizave do të mundësoj kontaktet mes njerëzve dhe do të rris aktivittet arsimore e kulturore të qytetareve tanë”, tha Bislimi

“Secili qytetar e din se sa i vështirë, sa i shtrenjtë e buroktratik është procesi i liberalizimit të vizave. Ka qenë turpëruese që qytetarëve t’ju refuzohet viza, megjithatë qytetarët tanë nuk do t’i nënshtrohen me këtij procesi”, shtoi Bislimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera