Lajme

Bislimi: Nemanja Radivojeviq – “Gandi” i dyshuari kryesor për sụlmet terrọriste në veri të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 30 November 2024

Zëvendëskryeministri i Parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se Nemanja Radivojeviq, i njohur si “Gandi”, është i dyshuari kryesor për sulmin me granatë dore në stacionin e Policisë së Kosovës në Zveçan, një akt që parapriu një varg sulmesh të tjera në veri të vendit përfshirë edhe atë te kanali i Ibër-Lepencit.

Në një postim në rrjetet sociale, Bislimi ka adresuar përfshirjen e drejtpërdrejtë të strukturave të organizuara nga Serbia në aktet kriminale dhe terroriste ndaj institucioneve dhe infrastrukturës kritike në Kosovë.

Ai ka theksuar se sulmet në Zveçan më 26 dhe 28 nëntor 2024, si dhe shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit, janë pjesë e një skenari të mirë-organizuar për destabilizimin e vendit.

-Advertisement-

“Lista Serbe mbrëmë u nxitua të distancohej nga sulmi terrorist në Varagë të Zubin Potokut, ndërsa Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, e shfrytëzoi rastin për të sulmuar Kryeministrin Albin Kurti. Presidenti Vuçiq, nga ana tjetër, deklaroi se nuk dëshironte të nxitohej në distancime të hershme. E njëjta qasje u pa edhe pas sulmit në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku,” tha Bislimi.

Ai akuzoi drejtpërdrejt Serbinë për financimin dhe mbështetjen e grupeve të armatosura, duke përfshirë Milan Radoiçiqin dhe bashkëpunëtorët e tij.

Sipas tij, Radivojeviq është i përfshirë jo vetëm në sulmin me granatë dore, por edhe në organizimin e sulmeve ndaj infrastrukturës që ka rëndësi jetike për Kosovën, përfshirë furnizimin me ujë dhe energji për komunat, përfshirë Prishtinën.

“Dora e djathtë e Radoiçiqit, Nemanja Radivojeviq – Gandi, është i dyshuari për sulmin me granatë dore në stacionin e policisë në Zveçan më 26 nëntor 2024, e që bashkë me sulmin në ndërtesën e komunës atje më 28 nëntor 2024, i paraprinë sulmit terrorist e kriminal ndaj infrastrukturës kritike që na mundëson ftohjen e termoelektranave që prodhojnë energjinë elektrike dhe furnizimin me ujë të disa komunave të Kosovës përfshirë një pjesë të kryeqytetit, Prishtinës”.

Bislimi theksoi se këto sulme nuk janë veprime të izoluara, por pjesë e një strategjie për të sabotuar paqen dhe stabilitetin në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera