Bislimi në Itali, thotë se në Kosovë u hapën 25 mijë vende të reja pune
Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 05 May 2022
Në kuadër të një vizite zyrtare në Romë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ditën e djeshme qëndroi në Parlamentin e Italisë, ku tha se në Kosovë ka pasur rritje ekonomike prej 10.53% në vitin 2021 dhe janë hapur 25 mijë vende të reja pune.
“U përmend suksesi në menaxhimin e pandemisë, rritja ekonomike prej 10.53% për vitin 2021 dhe hapja e 25.000 vendeve të reja të punës. Gjithashtu demokratizimi, sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbeten prioritete të Qeverisë, ku rritja me 17 pozicione në Indeksin e Transparency International, duke u renditur të parët në rajon, si dhe Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, janë tregues dhe sinjale të seriozitetit dhe progreseve të arritura nga shteti i Kosovës”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Zëvendëskryeministri Bislimi u prit në takime të ndara, fillimisht nga kryetari i këtij Komisioni, Piero Fassino dhe pastaj nga Kryetari Fassino, disa anëtarë të Komisionit Parlamentar dhe anëtarë të grupit të miqësisë Itali-Kosovë.
“Fillimisht ai falënderoi shtetin Italian për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe rrugëtimin e konsolidimit të shtetit të Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë. Ai u shpreh se Qeveria e Republikës së Kosovës po punon dhe angazhohet maksimalisht në plotësimin e kushteve dhe reformave të nevojshme për avancime të mëtejshme në agjendën evropiane”, thuhet në komunikatën e Zyrës së kryeministrit.
Aty është përmendur edhe numri 25 mijë i vendeve të reja të punës.
Më tej, zëvendëskryeministri Bislimi potencoi objektiva të rëndësishme të qeverisë, siç janë marrja e statusit kandidat për anëtarësim në BE, anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe nevoja për liberalizimin e vizave për Kosovën, pas përmbushjes së kritereve të parashikuara. Në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me BE, Kosova ecën në rrugën drejt integrimit evropian, duke përmbushur pjesën e saj të reformave dhe agjendës evropiane.
Përsa i përket procesit të dialogut, Kosova angazhohet në qasje konstruktive në dialogun me Serbinë, përmbajtjes së standardeve dhe praktikave më të mira evropiane në arritje të marrëveshjeve në kuadër të çështjeve të ndryshme si dhe në dialogim që si parim ka njohjen në qendër dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme.
Të tjera
-
Deri në orën 18, në Maqedoninë e Veriut votuan 47,61% e qytetarëve
Deri në orën 18:00, te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriu...
-
Osmani takohet me Rohden, e falënderon për mbështetjen e Gjermanisë për votimin në Asamblenë Parlamentare
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin gjerman në Kosovë, ...
-
Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë, NATO mbështet dialogun e BE-së
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, në një video-adres...
-
Dardan Krivaça kundër të gjithëve në gjykatë: Po më shkelen të drejtat
Të mërkurën në Gjykatën Themelore të Ferizajt, ka vazhduar gjykimi kundër Dar...
-
Osmani falënderon Finlandën për mbështetje të anëtarësimit në KiE
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim dep...
-
O’Brien i kërkon Kurtit themelimin e Asociacionit dhe zbatimin e marrëveshjeve
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Kurti në takim me drejtuesin e landit gjerman, flasin për bashkëpunimin rajonal
Qëndrimi në Hannover i kryeministrit Albin Kurti, vijoi ditën e sotme me taki...
-
Incident në Prishtinë: Një burrë e fut me fo*cë një grua në veturën e saj
Një incident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Prishtinë. Se si ka ardhur...
-
Bislimi: Serbia shkelëse e të gjitha marrëveshjeve, BE-ja t’ia heqë masat Kosovës
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Biden nënshkruan paketën e ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin
Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka nënshkruar paketën e ndihmës prej 95 mil...
-
Policia del me njoftim për arrestimin e zyrtarit të ATK-së bashkë me qytetarin që i dha ryshfet
Dy persona janë arrestuar nga policia sot të dyshuar për veprat penale “Dhëni...
-
Deputetja Bajrami i përgjigjet Elbert Krasniqit: A i ke mbjellë shtëpitë në ara që mandej me të mbi si lule?
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit Elbert Krasni...