Bislimi: Me Lajçakun folëm për hapjen e disa pikave kufitare me Serbinë
Autori: Gazeta inFokus 21:00 | 17 December 2024
Besnik Bislimi, kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë, ka thënë se me emisarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajççk, kanë folur për hapjen e disa pikave kufitare me Serbinë.
“Në takimin bilateral kemi trajtuar tema të ndryshme të rëndësishme, ku te IBM-i kemi diskutuar për mundësinë e riaktivizimit të grupit të përbashkët për implementim, në mënyrë që të trajtohen temat me rëndësi, si ajo e aktivizimit të pikave kufitare në Izovr dhe Kapi, mundësia e hapjes së pikave kufitare sezonale në Mohovc, Breznicë dhe Dobrosin. Pastaj domosdoshmëria që të ketë prezencë 24 orëshe të inspektorëve fito-sanitarë te Dheu i Bardhë dhe mundësia që të fillohet me konsolidimin e 13 certifikatave fito-sanitare mes Kosovës dhe Serbisë.”, tha Bislimi.
Ai po ashtu tregoi se Lajçak e ka dënuar sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit.
Ai tha se Lajçaku tregoi se BE-ja është e gatshme ta ndihmojë Kosovën në hetimin e plotë të këtij rasti, teksa tha se në takimin bilateral me të, janë trajtuar edhe tema të tjera, si ajo për IBM-in por edhe mundësia e hapjes së pikave kufitare në Izvor dhe Kapi.
Po ashtu Bislimi është shprehur se i ka adresuar edhe disa shqetësime të Kosovës për fushën e energjisë.
“Kemi adresuar edhe fushën e energjisë, ku i kemi potencuar shkeljet e fundit të Serbisë, sidomos mosaktivizimin e linjave të interkoneksionit, po ashtu edhe sabotimin që Serbia po ia bën marrëveshjeve të Brukselit, duke insistuar në fusnota të shpikura në marrëveshjet regjionale”, tha Bislimi.
Më tej, Bislimi tha se me Lajçakun, kanë trajtuar edhe temën e vizitave zyrtare, ku tha se ka brenga në BE që disa vizita po refuzohen pa sqarime shtesë.
“Po ashtu e kemi trajtuar edhe temën e vizitave zyrtare, ku ka brenga që disa vizita po refuzohen pa sqarime shtesë, një praktikë që e ka instaluar Serbia që moti”, tha ai.
Të tjera
-
Brukseli njofton për “suksesin” e takimit të sotëm Kosovë-Serbi
Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Evropian ka njoftuar në orët e vona mbi rezult...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e mëngj...
-
ZKM’ja jep detaje nga takimi i Bislimit në Bruksel
Në Bruksel, Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe D...
-
Njësite të policisë dhe alarme në Rrugën B, dyshohet për një person të ạrmạtosur
Njësite të shtuara të Policisë së Kosovës janë hasur sonte në Rrugën B, në Pr...
-
Bruksel, Rama takim me stafin ushtarak e civil të Shqipërisë në NATO-s: Herët a vonë, do propozojmë…
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me stafin ushtarak dhe atë civ...
-
Prokuroria e Shkupit kërkon fletarreste ndërkombëtare për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin – besohet se janë larguar nga RMV
Prokurorët kanë kërkuar fletarrestime ndërkombëtare për ish-zëvendëskryeminis...
-
Kurti mori pjesë në shënimin e 15-vjetorit të themelimit të Shoqatës Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me r...
-
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese u përgjigjet kritikave të Kurtit
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, i është përgjigjur dekla...
-
Arrestohet i dyshuari për vjedhje në një shtëpi në Podujevë, i sekuestrohen 3 mijë e 400 euro
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për vjedhje në P...
-
Rrëmbehet për shkak të një borxhi të vjetër një në Pejë, policia arreston dy persona
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, më datë 17 dhjetor 2024, rreth orës 11...
-
Atentati ndaj policit në Pejë, arrestohet i dyshuari
Është arrestuar i dyshuari për atentatin që ndodhi sot ndaj një zyrtari polic...
-
Takimi trepalësh: Për çka u pajtuan Kosova dhe Serbia sot në Bruksel?
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për zbatimin e plotë të deklaratës...