Lajme

Bislimi largohet nga salla e Kuvendit, seanca vazhdon normalisht

Autori: Gazeta inFokus 19:35 | 13 July 2023

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është larguar nga seanca e Kuvendit të Kosovës.

Pas largimit të tij, seanca po vazhdon të mbahet normalisht, pa tensione nga asnjëra palë.

Ishte deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila theksoi se me largimin e Bislimit, janë plotësuar kushtet për vazhdim normal të seancës, raporton Klankosova.tv.

-Advertisement-

“Nxitësi kryesor i dhunës sot është zëvendëskryeministri, zotëri Besnik Bislimi. Më vjen mirë që e lëshoi sallën. Rezistenca jonë këtu dhe bllokimi, ka qenë pikërisht që ai dhe të tjerët ta kuptojnë që nuk munden me ardh këtu dhe me ofendu e dhunu deputetë në çfarëdo mënyre që ata mendojnë që duhet ta bëjnë ose mund ta bëjnë”, deklaroi deputetja Hoxha.

“Meqë zotëri Bislimi lëshoi sallën dhe kërkesa jonë u plotësua, mendoj që tani janë kushtet normale për me vazhdu seanca. Jo me u votu e me vazhdu seanca nën presionin e policisë këtu brenda, sepse është shkelje e rregullores. Nuk jemi në masa të dhunshme, kurrkush kurrkënd s’e dhunoi. E dyta: unë e ftoj kryeministrin e Kosovës, të vijë e të na sqarojë për krejt çka neve jemi brengos dhe kemi ngrit sot si çështje në mëngjes dhe që është raporti me Radojçiqin dhe instrumenti juaj, zonja Kusari”, tha Hoxha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera