Bislimi kritikon Lajçakun për qasje jo të drejtë e jo neutrale në dialogun Kosovë – Serbi
Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 14 February 2024
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka kritikuar emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak për qasje jo të drejtë e jo neutrale ndaj palëve në dialog.
Kjo pasi sipas tij, Lajçaku dje ka mbajtur një takim me përfaqësuesit të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian (NCEU) në Bruksel, duke thënë se ai nuk e ka theksuar se është delegacion i cili përbëhet kryesisht nga OJQ-të serbe nga Kosova.
Në një postim në rrjetin social “X”, Bislimi ka thënë këto OJQ në mënyrë aktive dhe të hapur advokojnë kundër integrimit të qytetarëve serbë në jetën ekonomike dhe sociale të Kosovës.
“Emisari Lajçak ka postuar nga takimi i mbajtur me NCEU (National Convention on European Union in Serbia), disa orë para raportimit në PSC (Political and Security Committee) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ka vendosur të mos përmend se bëhet fjalë për NCEU në Serbi. Megjithatë, delegacioni përbëhet kryesisht nga OJQ-të serbe nga Kosova, të cilat në mënyrë aktive dhe të hapur advokojnë kundër integrimit të qytetarëve serbë në jetën ekonomike dhe sociale të Kosovës” , ka shkruar Bislimi.
Sipas Bislimit, Lajçaku duhet të sqarojë nëse OJQ-të serbe nga Kosova janë pjesë e NCEU Serbia dhe nëse NCEU Serbia bie nën ombrellën e tij duke e kritikuar kështu për qasjen e tij në dialogun Kosovë-Serbi.“Z. Lajçak duhet të na shpjegojë nëse në narrativën e tij, OJQ-të serbe nga Kosova janë pjesë e NCEU Serbia dhe nëse NCEU Serbia bie nën ombrellën e tij. Një tjetër demonstrim i fortë i qasjes “të drejtë” dhe “neutrale” të zotit Lajçak ndaj palëve në procesin e normalizimit”, ka vijuar Bislimi.
Të tjera
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...