Lajme

Bislimi: Kosova sivjet do të ketë rritjen më të madhe ekonomike në rajon

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 25 May 2022

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, foli për politikat e Qeverisë për zhvillimin ekonomik, si dhe mbështetjen për bizneset vendore që gjenerojnë punën e tyre edhe jashtë vendit.

Bislimi e përsëriti se viti 2022 do të ketë rritje më të madhe ekonomike në rajon

“Sektorët si energjia dhe makineria, janë shumë të rëndësishme për t’i shtyrë agjendat tona përpara, qeveria i ka mbështetur 21 kompani. Fokusi është te prodhuesit vendorë për t’iu mundësuar tregjet jashtë vendit. Qeveria jonë po shënon vitin e parë duke realizuar shumë politika sidomos në fushën e ekonomisë. Viti 2022 do të ketë rritje më të madhe ekonomike në rajon” tha Bislimi.

-Advertisement-

Ndërsa Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, ka thënë se strategjia për energjinë e ripërtërirë do të thirret për diskutim publik javën tjetër.

“Vizioni ynë për të ardhmen e energjisë është i qartë me bashkëpunimin e BE-së, dekarbonizimi i energjisë pritet të arrihet deri në 2050, krijimi i mundësive të energjisë së ripërtërirë, energjinë solare dhe energjinë e erës, por edhe nxitjen e investimeve në panelet solare, eficienca e energjisë është e rëndësishme ku ne po përballemi me krizën energjetike gjithandej, dhe pritet të mos përmirësohet për shkak të luftës në Ukrainë”, tha Rizvanolli.

Ministrja e Industrisë Rozeta Hajdari ka theksuar se janë duke punuar të vijnë investues nga jashtë.

“Kosova është një shtet i sigurt. Ajo ka përparësi për investime dhe ofron kosto të favorshme. Si ministri jemi duke punuar në politikën industriale, për të nxjerrë më të mirën, si në resurse natyrore, por edhe me investimet që do të vijnë nga jashtë”, tha Hajdari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera