Lajme

Bislimi: Kosova aplikon si vend kandidat për BE brenda vitit 2022

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 05 October 2022

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se ashtu siç ka deklaruar i pari i qeverisë, Albin Kurti, Kosova do të aplikojë për statusin e vendit kandidat brenda vitit 2022.

Bislimi tha se për të aplikuar për statusin e vendit kandidat nuk ka obligime të caktuara që një vend duhet t’i plotësoj.

“Shembull Serbia ka aplikuar edhe pa filluar që ta zbatoj marrëveshjen e stabilizim-asocimit, Shqipëria ka aplikuar 2-3 javë pasi e ka marrë marrëveshjen, ndërsa ne që jemi në vitin e gjashtë të zbatimit të dokumenteve strategjike, është vlerësim i përgjithshëm që Kosova sot për nga përmbushja e obligimeve në raport me BE-në ndodhet dukshëm më mirë se të gjitha vendet e rajonit që kanë qenë në momentin që kanë aplikuar”, është shprehur Bislimi.

-Advertisement-

Tutje, ai tha se është momenti vendimtar që numri i shteteve që kanë statusin e vendeve kandidate të përmbyllet gjatë këtij viti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera