Lajme

Bislimi: Jemi krenarë për të gjithë burrat dhe gratë që për dekada e shekuj punuan palodhshëm për liri

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 28 November 2022

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, për nder të ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Bislimi tha se ndihet krenar për të gjithë burrat dhe gratë që për dekada e shekuj punuan shumë për liri.

“Jemi krenarë për të gjithë ata burra dhe gra që për dekada e shekuj kanë punuar palodhshëm dhe me vetëmohim për të gëzuar ne sot këtë liri që e kemi, por në të njëjtën kohë edhe për të reflektuar për ato obligime që ende nuk i kemi përmbushur”, ka thënë Bislimi.

-Advertisement-

Ai tha se qeveria zotohet të realizojë zotimet e Adem Jasharit e komandantëve të tjerë.

“Si Qeveri e Kosovës, zotohemi se për 365 ditë të çdo viti, që zotimet e Komandantit Legjendar Adem Jashari, por edhe të komandantëve të tjerë, që nga koha e Skënderbeut, përfundimisht të realizohen”, ka shtuar ai.

Me Bislimin ishin edhe ministrat Sveçla, Çeku, Murati, Mehaj, Kusari – Lila dhe anëtarë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera