Bislimi i thotë zyrtarit të MPJ-së holandeze se Kosova është e gatshme për anëtarësim në BE
Autori: Gazeta inFokus
18:12 | 23 May 2023
Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, ka takuar drejtorin e Departamentit për Evropë në ministrinë e Jashtme të Holandës, Erik Weststrate bashkë me ambasadoren holandeze në Kosovë, Carin Lobbezoo.
Në takim u fol për rrugën e Kosovës drejt BE-së, ku Bislimi tha se Kosova është gati të bëjë hapa tutje drejt Bashkimit Evropian dhe ta dërgojë marrëdhënien dypalëshe në nivel tjetër.
“Zëvendëskryeministri Bislimi tha se institucionet tona janë të maturuara dhe të gatshme për të kontribuar pozitivisht në këtë proces e për të ecur tutje në përmbushjen e hapave të nevojshme, në rrugën drejt BE-së”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Tutje, bëhet e ditur se në takim u fol edhe për dialogun, teksa palët ranë dakord që të vazhdojnë marrëdhëniet dypalëshe.
“Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi z. Weststrate dhe ambasadoren Lobbezoo edhe mbi procesin e dialogut dhe takimin e fundit të mbajtur në Bruksel, të hënën e kaluar. Në përfundim të takimit palët shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e ngushta mes dy shteteve tona, e për të vijuar intensifikimin e tyre”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...



































