Bislimi i drejtohet BE-së: Hiqni masat ndëshkuese ndaj nesh, sa më shpejtë

Autori: Gazeta inFokus
11:50 | 20 November 2023
Sa më shpejtë masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës duhet të hiqen”, ka thënë zv/kryeministri i parë i Kosovës për Integrime Evropiane, Besnik Bislimi, në një tryezë mes Komisionit për Integrime Evropiane dhe ambasadorit gjerman, Jorn Rohde dhe Shefit të Zyres së BE-së, Thomas Szunyog.
Bislimi thotë se sanksionet e vendosura ndaj Kosovës – sanksione këto që erdhën si pasojë e mospërfilljes së deklaratës së 3 qershorit nga BE nga Qeveria e Kosovës për të shpallur zgjedhje të parakohshme dhe për të larguar Lulzim Hetemin dhe Erden Atiqin nga ndërtesat komunale të instaluar me aparaturë policore – në masë kanë ndikuar edhe në Raportin e Progresit të sivjetmë të hartuar nga Komisioni Evropian.
Bislimi madje duke folur edhe për aplikimin (të patrajtuar) të Kosovës në Bashkimin Evropian ka kërkuar që ajo të shqyrtohet dhe se për këtë “nuk ka nevojë për njohjen e pesëshes mosnjohëse të BE-së”.
“Për këtë status nuk ka nevojë që të njohjen nga pesë vendet mosnjohëse…Vonesat në trajtimin e aplikimit po shtojnë zërat skeptik. Masat negative të BE-së janë ende në fuqi dhe besojmë që prezenca e këtyre masave ka ndikuar në vlerësimin që është bërë në raport. Masat që janë ende në fuqi bien ndesh me përpjekjen e rajonit për integrim në BE. Është shumë e rëndësishme që BE-ja t’i heqë sa më shpejtë këto masa”, ka thënë Bislimi.

Të tjera
-
Rubio: Zyrtarët e huaj që ua shkelin të drejtat amerikanëve, siç është liria e shprehjes, s’do të lejohen të hyjnë në SHBA
Departamenti i Shtetit ka njoftuar një politikë të re të kufizimit të vizave ...
-
Gjermania vendos kufizime për bashkimet familjare dhe ashpërson rregullat për shtetësinë
Qeveria gjermane më 28 maj u pajtua për planet për të vendosur kufizime ndaj ...
-
Quni: Nesër skenare të njëjta në seancë, me VV-në nuk preferojmë të kemi qeveri
Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka deklaruar se pret që edhe nesër të ketë kon...
-
Haradinaj: Trendafilova së pari po shkon në Beograd, pastaj në Kosovë– Po shpenzon para të Evropës për pengim të drejtësisë
Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Harad...
-
Mendimi për motin: Shi e më ftohtë të enjten, nga fundjava më shumë diell e temperaturat në rritje
Mendimi për motin: Shi e më ftohtë të enjten, nga fundjava më shumë diell e t...
-
Kremlini: Qëndrimi i papërgjegjshëm i Gjermanisë është provokim i mëtejshëm i luftës
Moska ka reaguar ndaj vendimit të Gjermanisë për të mbështetur Ukrainën me fo...
-
Osmani takon kontingjentin e FSK-së para nisjes në ShBA për trajnimin JRTC
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se ka arritur sot në Kosovë pas një qënd...
-
Policia me aksion në Prishtinë, bastisje në tetë lokacione e katër të arrestuar
Policia e Kosovës ka kryer sot bastisje në tetë lokacione të Prishtinës dhe k...
-
Urdhri i Trump për ambasadat: Ndaloni takimet me të rinjtë për viza studentore
Administrata e presidentit Donald Trump ka urdhëruar ambasadat amerikane nëpë...
-
Zemaj: VV s’po e pranon humbjen, nuk i ka numrat – le t’i marrin votat e Listës Serbe hapur, jo fshehurazi
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po refuz...
-
Përurohet vendkalimi i dytë kufitar i përbashkët mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut
Nga sot qytetarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë së Veriut do t’i nënshtrohe...
-
Albin Kurti e Gazmend Muhaxheri bëhen bashkë për nisjen e punimeve për Banimin Social në Pejë
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, përmes një postimi në profilin e tij në F...