Lajme

Bislimi: Gjatë negociatave Agim Veliu thoshte çohuni se s’ka asgjë këtu

Autori: Gazeta inFokus 23:53 | 15 January 2020

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka zbuluar diçka nga prapaskenat e takimeve ndërmjet LVV-së dhe LDK-së.

Bislimi, në T7, ka treguar se gjatë bisedimeve Agim Veliu ka thënë shumë herë: “Qohuni se nuk ka asgjë”.Ai ka thënë se oferta e fundit që i është dërguar LDK-së, ende nuk është refuzuar, por ka thënë se nuk e di arsyen se pse Agim Veliu e ka quajtur ofertën e tyre jo serioze dhe antirugovjane.

Nënkryetari i LVV-së tha se nuk është mirë “të luhet pingpong” me kryetarin e Kuvendit.

-Advertisement-

Bislimi shtoi se Glauk Konjufca është zgjedhur në mënyrën më të mirë, duke u votuar nga 75 deputetë, ndërsa heqja e tij nga kjo pozitë do të ishte diktaturë e dy personave, që do ta kërkonin këtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera