Bislimi foli publikisht për dy vërejtje të BE’së rreth 6 kushteve, Kurti s’di gjë

Autori: Gazeta inFokus
15:16 | 15 February 2023
Numri dy i Qeverisë së Kosovës dhe shefi i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi para një jave ka deklaruar se Bashkimi Evropian kishte mopsjatime për dy nga gjashtë kushtet që kryeministri Albin Kurti kishte vendosur për çështjen e themelimit të Asociacionit, raporton Gazeta Express.
Megjithatë për diçka të tillë Kurti ka thënë se s’është në dijeni. Ai ka thënë se ndoshta duhet të takohet me Bislimin për ta pyetur se çfarë komunikimi ka pasur me vendet e BE-së.
“Nuk jam në dijeni për ndonjë vërejtje të tillë për dy nga gjashtë kushtet. Mbase duhet ta takoj dhe shoh se çfarë komunikimi ka pasur me vendet e BE-së. Edhe një herë po e them, ato gjashtë kushte, gjashtë parime, janë të tilla që mundësojnë që Asociacioni të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjit, që të mos jetë mono-etnik, që të kemi reciprocitet të të drejtave të komuniteteve joshumicë…” ka thënë kryeministri pas një ceremonie për 53-vjetorin e Universitetit të Prishtinës.
Zv.kryeministri Bislimi për çështjen e kushteve dhe mospajtimin e BE-së me dy prej tyre e kishte thënë para një jave.
“Gjashtë kushtet që ka propozuar Kurti, në fakt janë parakushte që tregojnë se mund të diskutohet për mekanizmin e avancuar të mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve. Bashkimi Evropian ka vërejtjet e saj në dy kushte, por se cilat janë ato dhe pse ka vërejtje mund ta pyesni z. Lajçak kur është në Prishtinë”, ka deklaruar Bislimi të mërkurën e kaluar./

Të tjera
-
Lirim Mehmetaj reagon për financimin e BIRN-it nga Qeveria: “Jeta Xharra merr 225 mijë euro, ku mbetet objektiviteti?”
Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar ashpër pas zbulimit të dokumenteve zyrtare...
-
Pamje të rënda nga aksidenti ku humbi jetën një person dhe katër të tjerë u lënduan në Pejë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Nabërgjan të komunës s...
-
Përfundon seanca ndaj pesë zyrtarëve policorë për rastin e Agon Zejnullahut
Një rreshter dhe katër zyrtarë të Policisë së Kosovës, të dyshuar për vrasjen...
-
Një i vdekur e katër të lënduar në një aksident në Nabërgjan të Pejës
Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Nabërgjan të Pejës. Si pas...
-
Abdixhiku i del krah Gurit: Prezenca e tij në foltore më e fuqishme se britmat e pakontrolluara të një turme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas pa...
-
“Donika Gërvalla, Mimoza Kusari e Fitore Pacolli e bullizuan deputetin Paris Guri”
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas zhvillimeve në seancën e ...
-
“I ka ardhë koha”, avokati Koci thërret për protestë masive para Kuvendit
Avokati Arianit Koci ka bërë thirrje për protestë masive dhe paqësore përball...
-
Vetura përfshihet nga flakët pranë Komunës së Prishtinës
Një automjet i tipit Audi 80 është përfshirë nga flakët sot në afërsi të obje...
-
Memli Krasniqi zyrtarizon rikandidimin e Shaqir Totajt për kryetar të Prizrenit: Me Shaqën, Prizreni është gjithmonë në punë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zyrtarizuar kan...
-
AAK mbledh Këshillin e Përgjithshëm, kompleton kandidaturat për kryetarë komunash
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thirrur për të hënën një mbledhje t...
-
Dimal Basha: Iu ofruam zgjidhje, por nuk po duan
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se deputetët e opozit...
-
Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës
Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë të mërkurën mbi gjysmë milioni euro për ...