Lajme

Bislimi e Nagavci mbërrijnë në Bujanoc, takohen me Kamberin

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 05 September 2022

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë nisur vizitën në Luginën e Preshevës.

Ata fillimisht janë pritur në takim nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, duke vazhduar më pas me takimin me deputetin në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin.

Bislimi dhe Nagavci do të shkojnë edhe në komunën e Preshevës për ta vizituar një shkollë fillore në Tërnoc.

Ndërkohë, gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani, i cili po e përcjell nga afër vizitën e tyre, ka bërë të ditur se konferenca për media do të mbahet në orën 15:00.

Të tjera