Bislimi, deputetes së LDK-së: Si shef i shtabit të VV-së në zgjedhje, synim e kam t’iu sjell nën 10%
Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 26 January 2024
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka pasur replika të ashpra me zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimi, gjatë raportimit të këtij të fundit në Komisionin për Integrime Evropiane.
Krasniqi i tha Bislimit se tash e tri vjet Kosova s’ka pasur progres, dhe se situata në veri të vendit do të kthehet në pikën ku ka qenë më herët, pas zgjedhjeve ku sipas saj do të zgjidhen kryetarë të rinj serbë.
“Jeni marrë me Elektroseverin, një kompani që ju keni bërë protesta dhe e keni përqeshur, i keni harruar të pagjeturit”.
“Në parim e keni pasur se nuk do të uleni për të dialoguar se pa u gjetur edhe i pagjeturi i fundit, e tash e keni lënë anash se më shumë po iu intereson energjia”, tha Krasniqi.
Tutje, ajo ia përmendi Bislimit edhe deklaratat se me VV-në në qeveri nuk do të ketë dialog pa u gjetur edhe i pagjeturi i fundit.
“Keni marrë vota tek familjarët e të pagjeturve. Vec atë kujtoni, unë i shoh ato video për ditë, keni bërë fushatë të gjithë bashkë. Keni thënë se nuk do të uleni me Vuçiqin, por me serbët lokalë, jeni ulur direkt. Po ju tregoj se si keni ardhur në pushtet, i keni zhgënjyer familjarët e të pagjeturve dhe s’ju beson më askush”, i tha Krasniqi, Bislimit.
E menjëhershme ishte kundërpërgjigja e Bislimit, i cili tha se mund të i tregoj Krasniqit se cila ishte strategjia e VV-së në fushatë për rezultatin që e ka marrë LDK-ja, dhe se sipas tij, synimi i radhës është që LDK-në ta sjell në zgjedhje e ardhshme me përqindje njëshifrore.
“Në qoftë se doni ta vendosni temën në rendin e ditës së si ka ardhur Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, mendoj se mund të diskutojmë edhe për këtë sepse kam qenë shef në fushatë zgjedhore dhe mund të ju tregoj se cila ka qenë strategjia me iu sjellë juve aty ku jeni, dhe veten aty ku jemi. Prapë do të jem shef i shtabit, por tash targetin e kam në njëshifror me iu sjell”, tha Bislimi.
Të tjera
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...
-
Gazetarët Hoxha dhe Qyno paraqiten në SPAK, njihen me masat e sigurisë
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno këtë të hënë të 25 nëntorit janë paraqit...
-
Rritet shifra: Shkon në 600 mijë euro shuma e dhënies së granteve nga Peci për të afërmit e pushtetit
Sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK’së, Egzon Pacolli, ka njof...
-
Shqiptari fiton zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani
I riu shqiptar, Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gje...
-
Rrokulliset një kamion në Doganaj të Kaçanikut, policia jep detaje
Një aksident trafiku ka ndodhur në Doganaj të Kaçanikut ku një kamion është r...
-
42-vjeçari në Drenas dyshohet se u vetëplạgos me ạrmën ilegale në veturë
Një person në Drenas ka pësuar lëndime pasi dyshohet se është vetëplagosur. ...
-
Shifra shqetësuese: 1 mijë e 333 nxënës braktisin shkollën, shumë të tjerë përsëritës të vitit
Nga klasa e parë deri në të 9-n, për këtë vit shkollor kanë përsëritur vitin ...
-
Enver Hoxhaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj është nderuar me titullin “Do...
-
AAK: Kurti ka ndikuar në zgjedhjen e bordeve të Kompanive Rajonale të Ujësjellësit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përkatësisht Departamenti për Ujë dhe Polit...