Bislimi dekonspiroi gjithçka për Asociacionin duke treguar për udhëtimin në Londër

Autori: Gazeta inFokus
12:53 | 06 August 2022
Qeveria Kurti ka qenë agresive vazhdimisht kundër Asociacionit duke i parë me sy të keq edhe pyetjet rutinore rreth tij.
Madje Kurti ka bërë edhe një deklaratë se me të Kryeministër s’do të ketë fare Asociacion. Por, me dje duket se gjithçka ka ndryshuar. Kryenegociatori Besnik Bislimi tha se këtë çështje e ka biseduar me Miroslav Lajçak gjatë takimeve.
Ai zbuloi edhe një udhëtim që ka bërë në Londër për ta takuar Baroneshën Ashton në kohën e së cilës është nënshkruar marrëveshja në Bruksel, me çka u nënkuptua se Kurti dhe ai e kanë pasur në mendje dhe në agjendë këtë temë.
Dje emisari amerikan për bisedimet Kosovë -Serbi Gabriel Escobar bëri të ditur se Sekretari Blinken u ka thënë Kurtit e Osmanit se duhet të nisin diskutimet për krijimin e Asociacionit. Në reagimet e para të VV’së u la të kuptohet se krijimi i Asociacionit mund të jetë i pranueshem pasi deklaratat e Escobar nga ta u interpretuan si eliminim i Zajednicës.
Në anën tjetër kryeministri Albin Kurti para disa muajve kishte deklaruar se me të kryeministër s’do të ketë Asociacion të komunave me shumicë serbe.
“Po është e vërtetë që kemi pasur oferta nga faktori ndërkombëtar për t’u ulur dhe ta zgjidhim me dialog këtë çështje. Ne menjëherë kemi pranuar. Beogradi jo, madje ka vënë disa kushte që janë të papranueshme për ne. Ju e dini qëndrimin tim si kryeministër, asociacioni i komunave serbe nuk ka vend në Kosovë, sepse është shkelje flagrante e Kushtetutës”, tha ndër të tjera Kurti.
Zëvendëskryeministri i Kosovës për dialog me Serbinë, Besnik Bislimi, ka fajësuar mediat se po e bëjnë temë çështjen e Asociacionit. Në ditën kur emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Esobar, e përmendi temën e Asociacionit, Bislimi thotë se nuk e ka diskutuar këtë çështje asnjëherë në Bruksel me zyrtarë të BE-së.
Bislimi thotë në televizionin publik se këtë temë e ka diskutuar vetëm privatisht, në takimet kokë-më-kokë, me të Dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.
“Në Bruksel, në këta 14 muaj nuk është diskutuar asnjëherë Asociacioni. Pikë. Asociacioni është përmend vetëm në takime private, private nuk ka asgjë, por takime tet-a-tet me zotëri Lajcak. Ku unë kam kundërshtuar faktin që Brukseli del me shumë lehtësi prononcohet për Asociacionin e nuk flitet shpesh për mosrespektimin e marrëveshjeve nga Serbia. Marrëveshja për Asociacionin është nënshkruar më 2013 e para, pastaj më 2015. Marrëveshje për menaxhimin e kufirit është nënshkruar më 2011-ën. Në qoftë se në Bruksel marrëveshjet asnjëherë nuk janë ranguar nga rëndësia, atëherë pse bëhet temë Asociacioni e jo marrëveshja për kufijtë”, thtoë ai.
“E përgjigja e Lajcakut ka qenë se ju në Kosovë merreni me këtë temë. Pse deklaroheni, sepse na bjen pyetje mediat. Më shumë interesoheni mediat në Kosovë se ata në Bruksel”, shtoi Bislimi.
Dje, I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar thotë se qëndrimi i ShBA-së sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është se s’duhet të jetë shtet brenda shtetit.
Megjithatë, Escobar tha se shefi i diplomacisë amerikane, Antony Blinken u ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani në takimin që ka pasur në Departamentin e Shtetit se duhet të nisë diskutimi për Asociacionin
“Ne besojmë se ka një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave të makinave. Besoj se jemi afër zbatimit e udhërrëfyesit për energjinë në veri, jemi afër nënshkrimit të marrëveshjes për të pagjeturit dhe shpresoj që palët do ta nënshkruajnë këtë marrëveshje shumë shpejt. Dhe sikurse sekretari [amerikan i Shtetit, Antony]Blinken u tha presidentes [Vjosa Osmani] dhe [Albin Kurti] kryeministrit të Kosovës kur ishin në SHBA, ne duhet të nisim diskutimin për Asociacionin”, tha ai.
Të tjera
-
E zuri rryma, vdes një 14-vjeçar në Shqipëri
Një 14-vjeçar në Vaun e Dejës në Shqipëri, ka humbur jetën të martën, pasi ka...
-
Krasniqi, Begaj e Totaj drekojnë në Prizren
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka përmbyllur vizitën në Kosovë duke...
-
Zëdhënësi i AAK-së e quan Kurtin “hiç” e këshilltarin e tij Hoxha “viç”
Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka ka reaguar pas një deklarate të këshilltari...
-
E zuri rryma, vdes një 14-vjeçar
Një 14-vjeçar në Vaun e Dejës në Shqipëri, ka humbur jetën të martën, pasi ka...
-
Ky është 17 vjeçari që vdiq në Qyshk të Pejës
Sot rreth orës 15:00 një motoçiklist ka humbur jetën pasi ka goditur një shty...
-
“Bëni gati valixhet për të lënë shtëpitë”, lajm i keq nga Britania
Britanikët janë paralajmëruar të bëhen gati për të lënë shtëpitë e tyre si pa...
-
Rëndohet gjendja, shpallet situatë emergjente në veri të Krimesë
Autoritetet ruse në Krime kanë shpallur një “situatë emergjente” në veri të g...
-
Ramiz Lladrovci ka disa sugjerime për Kryeministrin Kurti
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i është drejtuar Kryeministrit Albin Ku...
-
Këto janë vendet që do të mbesin pa rrymë gjatë dy ditëve të ardhshme
KEDS ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme për shkak të punimeve do të ...
-
KEK-u jep detajet e fundit për gjendjen me energjinë elektrike në vend
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se bashkëpunimi me Korporatën Ele...
-
Kaq do të kushtojnë biletat në Lojërat Olimpike në Paris të vitit 2024
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka njoftuar se çmimet e biletave për lojërat ol...
-
Rryma pesëfish më e shtrenjtë – KEDS bën këtë veprim
KEDS ka bërë të ditur se kanë filluar takimet me institucionet për të diskutu...