Bislimi: Absurde që Serbia ta pranojë që cenohet siguria në një konferencë për sigurinë
Autori: Gazeta inFokus 21:10 | 27 October 2022
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi sot nuk u lejua të hyjë në Beograd, nën pretendimin se Serbia nuk mund t’i ofrojë siguri.
Lidhur me këtë, në kthimin e tij në Kosovë, Bislimi para mediave tregoi si u ndal dhe pse nga policia serbe.
Sipas tij, mosofrimi i sigurisë për pjesëmarrje në një konferencë për sigurinë, Serbia pranoi që ka elemente kriminale që duan ta cenojnë sigurinë.
Më poshtë gjeni deklarimin e plotë të tij para mediave:
Sot dhe nesër ka qenë e paraparë të jem pjesë e dy konferencave me rëndësi në Beograd, në një diskutim me korin diplomatik në Serbi dhe organizatat e shoqërisë civile, ku është dashtë të diskutohet për Kosovën dhe udhëtimit drejt Evropës për rajonin, si dhe në Forumin e Sigurisë së Beogradit, pjesë e një diskutimi për dialogun Kosovë-Serbi. Pra, katër koncepte me rëndësi: marrëdhëniet ndëretnike, rrugëtimi drejt Evropës, siguria dhe dialogu.
Kemi patur të parapara disa takime të tjera dhe invervista për media në Beograd e media të Kosovës atje. Për këtë, ne kemi paraqitur kërkesën në rrugët zyrtare që javën e kaluar dhe ajo ka qenë e aprovuar. Sot, gjithçka ka qenë e rregullt, derisa në një moment të caktuar, na është thënë se Serbia nuk mund të ofrojë sigurinë apo siguria ka qenë e cënuar, që për ne është një sinjal që Serbia ende nuk është e gatshme që të punojë drejt normalizimit.
Është absurde që në një konferencë për sigurinë, Serbia të pranojë që:
1) ka elemente kriminale që duan ta cënojnë sigurinë;
2) të pranojë që është e dobët të ofrojë siguri për pjesëmarrësit.
Arsyeja pse jemi kthyer është dikund krejt tjetër, sepse ne kemi patur për qëllim që Beogradit, korit diplomatik dhe qytetarëve atje t’i ofrojmë versionin e Kosovës mbi zhvillimet që janë edhe në Kosovë edhe drejt normalizimit të situatës. Ju e dini që qytetarët në Serbi janë të ekspozuar ndaj një propagande shumë të tmerrshme nga Qeveria e Serbisë dhe një të vërtete të shpikur rreth zhvillimeve edhe në Kosovë edhe në dialogun me Serbinë. Si duket ka patur një rezistencë të madhe që të mos mundësohet edhe paraqitja, versioni i anës tjetër.
Ndalesa ka ndodhur diku rreth 85 km para se të mbërrijmë në Beograd. Do të thotë është e palogjikshme që cënimi i sigurisë të konstatohet menjëherë. Kjo ka mundur të ndodhte dhe në kufi, në mënyrë që ne mos ta bënim tërë këtë rrugë, por kjo ka qenë dhe dëshmi se si Serbia e sheh dëshirën apo gatishmërinë për normalizim të raporteve me Kosovën.
Edhe në Merdare ka patur vonesa dhe ka patur deklarime se gjoja nuk do të lejohet një pjesë e vizitës meqë nuk qenka paralajmëruar nga organizatorët me kohë, por ne nuk e kemi marrë këtë si provokim, më tepër ka qenë provokim ndaj organizatorëve, mirëpo ata janë kujdesur që kjo të eliminohet menjëherë.
Ne do të përpiqemi që nesër të kyçemi online në tryezën e diskutimit. Njëkohësisht, i kërkoj falje të gjithë korit diplomatik, organizatave të shoqërisë civile dhe organizatorëve, që nuk kam mundur të jem atje dhe të tregojmë këndvështrimin tonë për proceset në të cilat ndodhemi. Për ngjarjet e sotme, kemi njoftuar dhe faktorin ndërkombëtar.
Të tjera
-
Gërvalla nuk ka të ndalur, ‘sụlmon’ Thaçin e Mustafën, s’e lë anash sërish as Haradinajn
Zëvendësja e kryeministrit Albin Kurti, Donika Gërvalla Schwarz, ka vazhduar ...
-
Hysen Çekaj – Djali i Heroit të UÇK-së, kandidat për deputet nga LDK në zgjedhjet e 9 shkurtit
Hysen Çekaj, i biri i heroit të Kosovës, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare t...
-
Kurti shpreh ngushëllime: Vdekja e trefishtë ka pikëlluar mbarë popullin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për tragjedinë në Jabllanicë t...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Java e ardhshme do të karakterizohet me mot relativisht të ftohtë. Institu...
-
Albana Haxhimustafa Murseli: Me Bedri Hamzën Kryeministër edhe bizneset munden ma mirë
Kandidatja për deputete nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Albana ...
-
Tubim i jashtëzakonshëm, Anton Quni: Energji e fuqishme ndryshimi në Viti
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni ka publiku...
-
Shahin Dervishaj pas ngjarjes tragjike në Gjakovë: Jam thellësisht i pikëlluar, Zoti i mëshiroftë tre fëmijët
Shahin Dervishaj nga PDK, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Gjakovë ku si p...
-
Avokati i Popullit bënë thirrje të hetohen urgjent shkaqet e fatkeqësisë në Jabllanicë
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka shprehur keqardhjen për humbjen tragjike t...
-
Nesër varrosen tre të miturit që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Jabllanicë të Gjakovë...
-
Haradinaj: Deçanin do ta bëjmë adresë ballkanike të turizmit dimëror – me Kosovën Fituese
Kandidati i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Deçanin do ta bëjnë adresë ...
-
Petkoviq: Asociacioni po pret Kurtin dhe pasardhësin e tij, ky është obligim i Prishtinës
Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Pe...
-
“Në kohë fushate, njerëzit bëhen për psikiatri”- Befason neuropsikiatri, tregon si ndikon fushata në shëndetin mendor të njerëzve
Në episodin e dytë të emisionit “Zgjohu” që është prodhim i Gazetës Infokus, ...