Bisedimet me Serbinë, KDI e kritikon Qeverinë për mostransparencë

Autori: Gazeta inFokus
16:47 | 27 January 2023
Instituti Demokratik i Kosovës i ka kërkuar Qeverisë të japë qartësi për qytetarët mbi dialogun Kosovë-Serbi.
Përmes një komunikate, KDI-ja ka thënë se vizitat e shpeshta të emisarëve special nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po dëshmojnë për një dinamikë të shtuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa qytetarët janë të painformuar mbi përmbajtjen e takimeve të ndërlidhura me dialogun dhe dakordimet eventuale lidhur me këtë proces.
E njëjta paqartësi, sipas KDI-së po bëhet edhe me propozimin evropian dhe Asociacionin. Mostransparenca e Qeverisë po krijon hapësirë për dezinformim, ka thënë KDI.
“Diskutimet mbi përmbajtjen e propozimit Franko-Gjerman/Evropian dhe zbatimin e Marrëveshjes së Dialogut mbi Asociacionin janë temat kryesore në debatet mediale, ndërkohë që po mungon një debat i strukturuar politik e shoqëror dhe një mostransparencë e theksuar e Qeverisë mbi qëndrimet e saj në raport me këto propozime. Duke qenë i mbyllur dhe i reduktuar, ky proces çdo ditë e më tepër po krijon hapësirë për dezinformim, pasiguri dhe ulje të besimit të publikut”.
KDI-ja thotë se për shkak të shmangies së Qeverisë, informacionet selektive dhe deklaratat e kufizuara të emisarëve ndërkombëtarë mbeten burimet e vetme të informacioneve.
“Prandaj Qeveria si mandatare për të udhëhequr dialogun me Serbinë duhet të jetë e hapur dhe t’a informojë publikun lidhur me qëndrimet e saj dhe të priturat nga ky proces. Kjo duhet të përfshijë edhe raportimet me vetiniciativë të Kryeministrit në Kuvendin e Kosovës, si institucioni më i lartë përfaqësues”.
KDI-ja tutje thotë se partitë opozitare do të duhej ta ftonin kryeministrin Albin Kurti për raportim në Kuvend.
“Në këtë drejtim, opozita përmes praktikave dhe instrumenteve kushtetuese parlamentare, do të duhej të ftonte Kryeministrin në raportim në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, në lidhje me zhvillimet në procesin e dialogut”.

Të tjera
-
Deklarata e Rashiq se është i hapur edhe për opozitën, Lulzim Peci: Ka treguar lidership, nuk është i nënshtruar
Ish-ambasadori, Lulzim Peci në emisionin “Click” të RTV21 ka komentuar deklar...
-
Pamje të të rënda të rrëzimit të helikopterit në lumin Hudson me 6 persona brenda
Një helikopter është rrëzuar në lumin Hudson në New York. Sipas raportimev...
-
Parashikimi i motit për të premten
Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Ka mundësi të ke...
-
Washingtoni njeh zyrtarisht si festa Fitër dhe Kurban Bajramin
Guvernatori i shtetit të Washington-it, Bob Ferguson, më 2 prill 2025, ka nën...
-
U raportua i zhdukur, këngëtari lajmërohet vet në polici dhe thotë se e braktisi gruan me vetëdije
Një rast i zhdukjes u raportua në Prizren, pasi një person nuk shkoi për disa...
-
Profesori i Ekonomisë: Fatura e rrymës në Kosovë më e shtrenjtë se në Zvicër
Profesori i Ekonomisë, Shkumbin Misini, tha se çmimi i energjisë elektrike në...
-
Nushi: Kurti me favore për kompanitë e energjisë, asnjë veprim ndaj KEDS-it që u privatizua falë
Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate, ka deklaruar se kompania për shpërndarj...
-
Protestat e studentëve në Serbi, Vuçiq e bën edhe Kurtin fajtor
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se “kërkesat e studentëve jan...
-
“Dil në debat, ti me bufin e artë, ai me bufin e bardhë”, Rama i kthehet Bashës: Ke frikë t’i zësh në gojë emrin, o trim me fletë
Vijon përplasja online mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Lulzim Basha....
-
Ymeri për VV-në: Nuk po japin shenja se kanë ndërmend t’i respektojnë procedurat demokratike
Analisti Visar Ymeri ka komentuar mundësinë e formimit të një qeverie të re, ...
-
Kosharja, Anton Quni: Kërkuam mbështetje, na përkrahën edhe ndërkombëtarët
Në 26 vjetorin e Betejës së Koshares, një prej betejave më të rëndësishme, i ...
-
I plagosuri nga grabitja në “Albi Mall”, ende i palëvizshëm, familja kërkon ndihmë financiare për shërimin e tij
Po bëhen gati një muaj që kur pjesëtari i sigurimit, Fahri Ademi u plagos nga...