Lajme

Bisedimet Kosovë-Serbi/ Viola von Cramon ka disa fjalë për kryesuesit e negociatave

Autori: Ermirë Berisha 20:20 | 25 October 2022

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se në dialogun Kosovë-Serbi duhet përfshirë më shumë gra nga Kosova, Serbia dhe Bashkimi Evropian, shkruan Gazeta inFokus.

Cramon në një intervistë ekskluzive për emisionin Gratë N’Fokus me Era Berishën, është shprehur se pasqyrimi i grave në dialog do të rriste më shumë rëndësinë e këtyre negociatave.
Por sipas eurodeputetes gratë duhet të jenë nga të tria palët dhe jo vetëm si përkrahëse por si një pjesë aktive e rëndësishme e bisedimeve.

“Gjithsesi, unë mendoj që kjo është e domosdoshme, kjo është një nga kushtet që të paktën unë si politikane nga parlamenti evropian si përfaqësuese nga parlamenti evropian do ta kërkonte. Ne kemi kërkuar disa herë që kryesuesi i negociatave të përfshinte gratë aktivisht jo vetëm si përkrahëse por që të jenë pjesë aktive nga të dyja palët, në anën e Kosovës dhe nga pala e Serbisë, por edhe nga ana e Bashkimit Evropian. Mirëpo deri më tani nga të tre palët personat që po merren me dialogun janë më shumë burra, kështu që mendoj se çfarë kemi bërë deri më tani nuk mjafton dhe ne duhet të shfaqim edhe pasqyrën e gruas si pjesë e rëndësishme e dialogut”, ka deklaruar Cramon për inFokusin./Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera