Bisedat me Putinin sikur të flisje me Hitlerin, thotë presidenti polak

Autori: Gazeta inFokus
11:26 | 09 June 2022
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, kritikoi liderët e Francës dhe Gjermanisë për bisedat e tyre telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë se këto telefonata i duken sikurse të bisedonin me Adolf Hitlerin gjatë Luftës së Dytë Botërore, raportoi e përditshmja gjermane, Bild.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kanë mbajtur biseda të ndara telefonike me Putinin, qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.
Macron veçanërisht ka zemëruar ukrainasit, kur ka deklaruar se Rusia nuk duhet të “poshtërohet” në mënyrë që të ruhen shanset për zgjidhje diplomatike të konfliktit.
Duda gjatë një interviste për Bild tha se diskutime të tilla vetëm kanë legjitimuar luftën e paligjshme në Ukrainë.
“A ka folur dikush kështu me Adolf Hitlerin gjatë Luftës së Dytë Botërore?”, tha Duda.
“A ka thënë dikush që Adolf Hitleri duhet të dalë faqebardhë? Se duhet të veprojmë në atë mënyrë që të mos e poshtërojmë Adolf Hitlerin? Unë nuk kam dëgjuar diçka të tillë”, shtoi presidenti polak.
Lufta në Ukrainë, që Moska e cilëson “operacion të posaçëm ushtarak”, ka lënë të vdekur mijëra civilë dhe mbi 7 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga vendi.
Ukraina dhe aleatët perëndimorë thonë se Rusia ka nisur luftë të paprovokuar për të pushtuar vendin.
Në një telefonatë të përbashkët me Putinin më 28 maj, Scholz dhe Macron i bën thirrje atij që të lirojë 2,500 luftëtarët ukrainas të fabrikës Azovstal në Mariupol, dhe të bisedojë direkt me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Muajin e kaluar, Zelensky hodhi poshtë sugjerimet e bëra nga disa shtete perëndimore se Kievi duhet të japë territor dhe të bëjë koncesione të tjera në mënyrë që t’i jepet fund luftës, duke thënë se këto ide i ngjasojnë me përpjekjet e bëra gjatë Luftës së Dytë Botërore për të bindur Gjermaninë Naziste që t’i jepte fund luftës./REL
TĂ« tjera
-
Aksident i rëndë në rrugën Deçan – Gjakovë, dyshohet për viktima!
Një aksident i rënd ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në rrugën Deçan – G...
-
“Po ma then dorën” | Dhunë në Forumin Rinor të LDK-së në Podujevë
Mbledhja e Forumit Rinor të LDK-së, Dega Podujevë, ka eskaluar në dhunë dhe k...
-
Takimi i Kurtit me kryetarë e nënkryetarë të komunave në Prevallë, kush nga ta mungoi e kush jo
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot ka mbajtur takim me kr...
-
Flasin nga Prokuroria për 50 mije euro që Shkreta tha se iu vodhën
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetime për rastin e vjedhjes së 50...
-
Të gjitha reagimet dhe batutat për 50 mijë eurot dhe baxhanakun e deputetit të VV-së
Mbi 50 mijë euro para të padeklaruara dhe ari në vlerë 10 mijë euro, i janë v...
-
Abdixhiku nga Gjeneva: Rikthimi i madh i Lidhjes në Mërgatë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtur sot një takim me mërgatën në Gj...
-
Pamje: Aksident i rëndë në Pejë, rrotullohet tërësisht vetura
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në Trebo...
-
Ukraina raporton për sulm “masiv” nga Bjellorusia
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bje...
-
Goditja e parë afrikane në Kosovë, nga java e ardhshme temperatura deri në 36 gradë Celsius
Në Shqipëri vala e nxehtësisë ka filluar disa ditë më parë dhe temperaturat 3...
-
Kurti e Konjufca vizitojnë Qosjen në ditëlindjen e tij të 86
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot bashkë me kryetar...
-
Ukraina: Kemi vrarë mbi 34 mijë rusë
Ministria ukrainase e Jashtme ka bërë bilancin e luftimeve me ushtrinë ruse, ...
-
Koci: Dikush po më thotë katolik e dikush i pafe, kam pasur nënën myslimane gjyshin hoxhë
Avokati Arianit Koci, i cili minuta më parë deklaroi se po kërcënohet nga “ta...