Lajme

Biseda mes Macron-Putin, dalin detaje

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 06 March 2022

Presidenti francez, Emanuel Macron i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin që të sigurohet që termocentralet bërthamore në Ukrainë, të qendrojnë të sigurta.

Një zyrtar i zyrës së Macronit tha se presidenti francez i bëri thirrje Putinit që t’i jap fund operacioneve ushtarake në Ukrainë, gjatë një telefonate që kanë pasur sot të dy, përcjell lajmi.net.

Putin i ka thënë Macronit se ai ra dakord për bisedime mes Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA), Ukrainës dhe Rusisë.

-Advertisement-

Macron ka qenë në kontakte të vazhdueshme me Putinin, i cili raportohet që t’i ketë thënë Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, se kampanja e tij po shkon sipas planit dhe se nuk do të ndalet deri në moment Ukraina ndalet së luftuari.

Para disa ditësh, Rusia ka sulmuar termocentralin bërthamor më të madh në Europe, i cili gjindet në juglindje në qytetin e Enerhodar, duke bërë që ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, të paralajmëronte në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se sulmi pasqyronte një “përshkallëzim të ri të rrezikshëm” dhe mund të kishte çuar lehtësisht në katastrofë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera