Lifestyle

Birra nga kohët biblike

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 22 May 2019

Një grup shkencëtarësh izraelitë përdorën tharmin nga enët e lashta të argjilës, disa prej të cilave janë rreth 5.000-vjeçare, që u përdorën për birra në kohët biblike dhe e përdorën atë për të bërë një pije moderne.

Shkencëtarët nga Universiteti Hebraik në Jerusalem, Administrata e Antikave të Izraelit, Universiteti Tel Aviv dhe Universiteti Bar-Ilan studiuan mostrat e tharmit nga enët e plasaritura dhe arritën të bënin birrë.

Enët datojnë nga periudha e mbretërisë së faraonit egjiptian Narmer, rreth 3 mijë vjet Para Erës së Re e deri te mbreti Hazael 800 vjet Para Erës së Re  dhe profetit  Nehemie 400 vjet Para Erës së Re, të cilët sipas Biblës kishin menaxhuar Judejën nën mbretërimin persian.

-Advertisement-

Ronen Hazan nga Universiteti Hebraik ka vlerësuar se projekti ka pasoja të rëndësishme që shkojnë përtej pijes së thjeshtë dhe se është më e çuditshme se tharmi ka mbijetuar për mijëra vjet.

Ai tha se falë kësaj, shkencëtarët gjetën se si ishte shija e birrës së lashtë, duke shtuar se nuk ishte e keqe dhe vlerësohej se ishte një hulumtim i rëndësishëm për fushën e arkeologjisë eksperimentale që përpiqet të rindërtojë të kaluarën, raportojnë mediat izraelite.

Birra ishte pije e zakonshme e njerëzve që jetonin në Egjiptin e lashtë dhe  Mesopotami.

Në tekstet e hershme egjiptiane aludohet në lloje të ndryshme, duke përfshirë “birrën e hekurit”, “birrën miqësore” dhe “mbrojtësin e birrës”,

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera