Lajme

Biologët në Kosovë zbulojnë një insekt të ri, e emërtojnë “Coronavirus”

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 08 April 2021

Një grup i biologëve nga Universitetin i Prishtinës “Hasan Prishitna”, kanë zbuluar një insekt të ri në Deçan.

Këtë insekt e kanë emëruar , “Potamophylax coronavirus”, si shenjë e kohës në të cilën është zbuluar, shkruan Gazta Infokus.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur profesori Halil Ibrahimi përmes një statusi në llogarinë e tij.

ZYRTARE: Kështu do ti kompensojë Ministria e Financave bizneset për mbylljen 12 ditëshe

-Advertisement-

“Sot është publikuar lloji im më i ri i insekteve i zbuluar nga Lumbardhi i Deçanit në Bjeshkët e Nemuna. Edhe pse i zënë para disa vitesh, është përshkru tek gjatë vitit të kaluar dhe sivjet, kryesisht gjatë kohës së izolimit për shkak të pandemisë. Nga këtu vjen edhe emri i llojit, Potamophylax coronavirus, si përkujtim i kohës kur është zbulu”, ka thënë ai.

Më poshtë gjeni statusin e tij./Gazeta Infokus/

Sot është publikuar lloji im më i ri i insekteve i zbuluar nga Lumbardhi i Deçanit në Bjeshkët e Nemuna.
Edhe pse i…

Posted by Halil B. Ibrahimi on Wednesday, April 7, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera