Biokimia me aparatura të vjetruara, drejtori i Klinikës kërkon investime

Autori: Gazeta inFokus
09:15 | 12 February 2023
Aparaturat diagnostikuese në Klinikën e Biokimisë në QKUK janë bërë problem jo vetëm për qytetarët, por edhe për vetë stafin që punon aty. Tash e sa kohë kjo klinikë punon me aparatura të vjetra 10 vjeçare, ndërsa numri i pacientëve që kërkojnë shërbime është goxha i madh, raporton Ekonomia Online.
Drejtori i Klinikës së Biokimisë, Shemsi Veseli, e ka pohuar se aparaturat në masë të madhe i kanë të vjetra, të cilat pësojnë edhe defekte.
Sipas tij, me aparatura të tilla përballohen afër 200 pacientë, ndërsa ka raste kur numri i tyre shkon në 1 mijë. Ai thotë se falë donacioneve, arrijnë ta kryejnë punën si duhet.
“Ne jemi duke bërë punë njëfarë forme madhore për arsye se aparaturat të cilat janë kryesisht kanë një kapacitet për dytësor, domethënë janë të fabrikuara dhe të dizajnuara ndoshta që t’i përballojë diku 200 pacientë, mirëpo nëse flas se i kemi diku gati 1 mijë, atëherë normalisht se mandej edhe prishjet janë të paevitueshme, të shpeshta për shkak se ngarkohet aparatura dhe është për çudi që sinqerisht po them ka me vite të tëra, mos me kanë donacionet që vijnë nga kompanitë e caktuara, sinqerisht po them nuk kanë vlerë fare asnjë aparaturë dhe në këtë rast ose buxhet që është caktuar nga ShSKUK-ja për të blerë aparaturë”, tha ai.
Si pasojë e vjetërisë, Veseli thotë se shpesh herë stafi detyrohet të pushojnë. Ai thotë se po të ishin aparaturat moderne, puna aty do të ishte me saktësi dhe precizitet më të madh.
“Janë mbi 10 vjeçare e fundit nëse flasim, është për të ju falënderuar kompanitë. Për fat të mirë që nganjëherë kemi edhe ndonjë aparate që ka rezervë. Kemi rast që jemi sfiduar që është dashur me ndejt, sikur të kishin qenë aparaturat dhe të furnizuar në aspektin e rregull me këtë numër kaq të madh të analizave beso që kolegët të punojnë deri në 4-5 të mëngjesit pa ndërprerë duke i ripërsëritur, duke shikuar ta rregullon aparatin, ta fik aparatin që të pushon. Sikur të ishin aparaturat modelare, digjitale në këtë rast, ku kanë një kapacitet më të madh, ku kanë një saktësi, precizitetin më të madh, atëherë do të na kishte krijuar edhe komoditetin tonë në aspektin profesional”.
Sipas drejtorit të kësaj klinike, vështirësitë që hasin ata janë të mundimshme. Thotë se ka raste kur tumor makerët për zbulimin e kancerit nuk mund të kryhen, shkaku i prishjeve.
Madje, Veseli thotë se shpesh herë punëtorët e kësaj klinike detyrohen të kryejnë punë inxhinierike.
“Jemi vija e parë e frontit ku zbulohen sëmundjet te qytetarët. Paramendoni psh kur kemi ardhë në situata sfiduese dhe vjen nga Instituti i Onkologjisë dhe nuk mundesh me ja bo një tumor marker shembull ose analizat apo të gjëndrës tiroide që jashtëzakonisht është me të madhe duke u kërkuar gati 80 për qind të analizave janë të gjëndrës tiroide që kërkohen përpos analizave të tjera”.
“Me këtë aparaturë nganjëherë të ecim për arsye se sapo ja fillon kalojnë 10 raste nxehet shpesh aparati duhet me fikë duhet me u maltretu duhet me u bo edhe inxhinier që nuk është punë e specialistit duhet me u marrë domethënë punë profesionale me u interferu por për hir të çështjes së përgjithshme për hir të pacientëve për hir të situatës që është edhe politike ndonjëherë se edhe na jemi qytetarë të këtij shteti dhe interferon me thanë mos te ngarkojmë edhe më shumë atëherë dhe në fakt vazhdojmë të punojmë në këto kushte dhe fatmirësisht nuk kemi ndonjë lëshim të rezultateve ekstreme”, u shpreh Veseli.

Të tjera
-
“Vrasja nga pakujdesia” e Agon Zejnullahut, reagon edhe EULEX’i
Për atë që Prokuroria në Prishtinë e ka kualifikuar si vepër penale “vrasje n...
-
VV’ja në Prishtinë: Përparim Rama bëri presion për hapjen e pishinës së Gërmisë, një qytetare lëndoi hundën për shkak se s’kishte ujë mjaftueshëm
Enver Redenica nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka akuzuar kr...
-
“Më duhet të shkojë…” – Kurti vazhdon heshtjen – refuzon të flasë për krizën politike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe këtë pasdite nuk pranoi të flasë pë...
-
Rrezik në Rrugën B, shtylla elektrike gati të bie
Lexues të Gazetës Infokus kanë dërguar këtë pamje nga Rruga B në Prishtinë, k...
-
“Më duhet të shkojë…”: Kurti vazhdon heshtjen, refuzon të flasë për krizën politike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe këtë pasdite nuk pranoi të flasë pë...
-
Punëtori ngujohet në vendin e punës në Prizren, Policia e arreston një person të dyshuar
Një shtetas i huaj është arrestuar në Prizren pasi që një person raportohet s...
-
Dy raporte të Policisë për 48 orë – Asnjë fjalë për vdekjen e Agon Zejnullahut: A u tentua të fshihej rasti?
Policia e Kosovës ka publikuar dy raporte 24-orëshe brenda 48 orëve pas vdekj...
-
Gjykata Supreme rrëzon rregulloren e Aviacionit Civil, Faton Fetahu: Fitore për ligjshmërinë dhe interesin publik
Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshme Rregulloren Nr. 01/2025 t...
-
Dy policë sulmohen në Prizren, njëri brenda stacionit policor
Zyrtarët policorë janë sulmuar në dy raste në Prizren. Rasti i parë ka ndo...
-
Një grua rrah policët në Kaçanik
Një incident ka ndodhur të hënën në Kaçanik. Sipas raportit 24 orësh, një ...
-
“Nana osht shumë keq”- Vëllau i Agon Zejnullahut tregon për gjendjen e prindërve pas tràgjedisë me djalin e tyre
Alban Zejnullahu vëllai i 27 vjeçarit në Lipjan që vdiq në formë tragjike der...
-
Paralajmëron vëllai i Agon Zejnullahut: Nëse shteti nuk vepron, do të detyrohemi të merremi vet me policët
Alban Zejnullahu, vëllai i 27-vjeçarit Agon Zejnullahu i cili vdiq në rrethan...