Lifestyle

Binjaket bardh e zi (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 21 June 2017

Ndonjëherë të kundërtat me të vërtetë tërheqen.

Këta vajza binjake nga Anglia janë miket më të mira, por ato nuk duken si njëra-tjetra: njëra është e bardhë e tjetra me ngjyrë.

Donna Aylmer dhe bashkëshorti i saj ishin të gëzuar kur mësuan se ajo ishte shtatzënë me binjakë, por ata ishin të shokuar kur lindën vajzat, njëra ishte e bardhë e tjetra me ngjyrë.

-Advertisement-

Edhe sot e kësaj dite, njerëzit e kanë të vështirë të besojnë se ato janë binjake.

Lucy ka lëkurë të bardhë me pika, sy me ngjyrë blu dhe flokë të kuqe të drejta, por motra e saj binjake Maria ka lëkurë me ngjyrë, sy me ngjyrë kafe dhe flokë kaçurrela, transmeton Klan Kosova.

Nëna e motrave është gjysmë me ngjyrë dhe babai i tyre është i bardhë.

Ndërsa Lucy dhe Maria u rritën së bashku në Gloucester të Anglisë, u bënë mike të mira. Si binjake që janë, nëna e tyre i vishte ato me veshje të njëjta.

Por kur ato u rritën dhe zbuluan se sa ndryshe dukeshin, ata nuk visheshin më njejtë.

Nganjëherë ato ngacmoheshin në shkollë dhe shumë njerëz nuk besonin se ato ishin motra binjake.

“Njerëzit mendonin se unë isha e adoptuar dhe më thërrisnin “fantazmë”, ka thënë Lucy.

Ndërkohë, Maria kishte gjithmonë zili lokët e drejtë të Lucy.

“Qaja për të pasur flokët e drejta, nuk më kanë pëlqyer asnjëherë flokët e mi”, ka thënë ajo.

Tani në moshën 20-vjeçare, të dyja vajzat duken edhe më të ndryshme.

Pavarësisht të gjitha ndryshimeve që kanë, ato pranojnë njëra-tjetrën dhe shpresojnë se njerëzit do të pranojnë ato ashtu si janë, dhe të kuptojnë përfundimisht se atgo janë binjake.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera