Lifestyle

Binjakë, por me baballarë të ndryshëm/ Ja si shpjegohet

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 06 September 2019

Janë raste të rralla, kjo për edhe për faktin se lindjet e binjakëve janë të rralla, tradhtia e ul akoma edhe më shumë gjasën që kjo të ndodhë, por sërish ndodhin.

Me aplikimin e ADN-së këto raste kanë filluar edhe të dalin në pah, rasti i parë publik u shënua në 2010-ën, kur babai vuri re se një prej fëmijëve me kalimin e viteve i ngjante atij, ndërsa tjetri po ngjante gjithnjë e më shumë me fqinjin e tij.

Në 2015-ën, një baba në gjyq për të fituar të drejtën e kujdestarisë u përball me të vërtetën shokuese se njëri prej fëmijëve binjakë nuk ishte biologjikisht i tiji.

-Advertisement-

Rasti më i fundit është shënuar këtë vit në Kinë, ku ka qenë serish babai ai që ka dyshuar te ndershmëria e gruas së tij dhe ka bërë analizën e ADN-së, ku ka mësuar se ishte vetëm baba i një prej fëmijëve.

Por si shpjegohet ky fenomen, shkencërisht njihet me termin heteropaternal superfecundation, por që të realizohet nevojitet që nëna të kryejë marrëdhënie seksuale me dy meshkuj brenda një kohe të shkurtër.

E nga viti 1992 e deri më sot në SHBA raportohen mbi 1000 çështje të hapura për të drejtën e kujdestarisë së fëmijëve nën pretendimin e heteropaternal superfecundation.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera