Bim Bimma pranon fajësinë për kultivim narkotikësh, dënohet me kusht

Autori: Gazeta inFokus
13:36 | 04 July 2017
Burim Kursani, reperi i njohur me nofkën “Bim Bimma”, u dënua sot nga Gjykata në Prishtinë.
Reperi “Bima Bimma”, i akuzuar për prodhim dhe përpunim të paautorizuar të narkotikëve, u dënua nga Gjykata Themelore në Prishtinë me një vit dënim me kusht dhe pesëqind euro gjobë.
Në seancën e shqyrtimit fillestar menjëherë pasi që prokurorja e çështjes Ferdane Sylejmani lexoi aktakuzën, i akuzuari “Bim Bimma” deklaroi se e pranon fajësinë për veprën penale e cila i vihet në barrë dhe i premtoi gjykatës që më asnjëherë nuk do të përsërisë veprime të tilla.
“Për herë të parë kam rënë ndesh me ligjin dhe ndaj meje nuk zhvillohet ndonjë procedurë tjetër”, deklaroi i akuzuari me rastin e pranimit të fajësisë.
Bajram Tmava, avokati mbrojtës i reperit “Bim Bimma”, pas pranimit të fajësisë nga klienti i tij, kërkoi nga gjykata që me rastin e marrjes dhe shqiptimit të dënimit si rrethanë lehtësuese të ketë parasysh faktin se i mbrojturi i tij e ka pranuar fajësinë dhe se i njëjti nuk ka qenë asnjëherë më parë i dënuar për ndonjë vepër të tillë, raporton Kallxo.com.
Kryetarja e trupit gjykues, Valbona Selimi, shpalli pastaj dënimin me burg dhe gjobë për reperin.
“Bim Bimma” duhet që të mos kryejë vepër tjetër penale në afatin prej dy vjetëve, nëse nuk dëshiron që dënimi me kusht t’i kthehet automatikisht në dënim me burg.
Sipas aktakuzës, i akuzuari Burim Kursani akuzohej se pa autorizim ka kultivuar, prodhuar dhe ka përgatitur substanca e preparate që janë shpallur të rrezikshme si narkotikë me qëllim shitjeje dhe shpërndarje.
Reperit “Bim Bimma” në prill të vitit 2008 në banesën e tij i ishin gjetur paketime të vogla të marijuanës si dhe mjete të ndryshme për përgatitjen dhe përpunimin e marijuanës.

Të tjera
-
Musliu: Kosova ka armiq, por një nga ta është vetë Albin Kurti
Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në d...
-
Osmani edhe sot vazhdon takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila dje ka nisur një seri të re takimes...
-
Vdes turisti sllovak në Fushë-Krujë të Shqipërisë, u aksidentua me një veturë
Policia e Shtetit ka njoftuar se një shtetas sllovak me inicialet Z.S. ka vde...
-
Barduani rikonfirmon rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit
Sot, Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor En...
-
Deliu: Kurti është ndërtuar si anti-UÇK, anti-shtet, dhe si anti-Kosovë
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, deklaron se kryeministri në detyrë Albin Ku...
-
Trump njofton se arriti marrëveshje tregtare me Vietnamin
Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se ShBA-ja do të vendos tari...
-
Çitaku: Albin Kurti po i shërben me vetëdije Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpë...
-
Gjini: Kurti ka zënë peng Kuvendin e Qeverinë
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, kandidimin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja...
-
“Turp – Albin Kurti nuk po dallon prej Jack Smith – është në mbështetje të Speciales”, Behrami i ashpër pasi Kurti përmendi Thaçin e Veselin
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, deklaroi në Pressing në T7 se kryeministri ...
-
Nesër temperaturat deri në 35 gradë Celsius
Të enjten pritet të mbajë moti me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi...
-
Gruda: PDK-ja ka bërë kompromis, mbështet kandidat të pushtetit që s’ka qenë ministër në Qeverinë Kurti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, në “Click” të RTV2...
-
Kurti: Unë kam qef me hapë e me mbyllë derën, i kemi votat për ta bërë qeverinë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se i ka votat për të bërë qeveri...