Lajme

Bill Klintonin e quajnë “Air F..k One”, akuzohet për 4 sulme tejra seksuale

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 21 November 2017

Bill Klinton përballet me një raund të ri të akuzave për sulme seksuale nga katër gra në ish administratën e tij.

Pretendimet e reja kundër ish-presidentit amerikan, 71 vjeçar, thuhet se vijnë nga burime të nivelit të lartë të Partisë Demokratike të cilët kanë folur me autorin Ed Klein, transmeton Indeksonline.

Cilat janë akuzat e reja kundër Bill Klintonit? Mail Online raporton se katër gra po fillojnë procedime ligjore dhe thuhet se kërkojnë të holla në mënyrë që të heshtin.

-Advertisement-

Nëse negociatat ligjore dështojnë, gratë do të publikojnë akuzat e tyre. Incidentet e dyshuara thuhet se kanë ndodhur pasi Clinton u largua nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2001 dhe gjatë periudhës që ai ishte punësuar nga miliarderi Ron Burkle.

Clinton ndihmoi Burkle të gjeneronte biznes në mbarë botën në avionin privat të Burkle, i cili thuhet se u quajt “Air Fuck One”. Nuk ka asnjë sugjerim që z.Burkle dinte për sulmet e supozuara.

Një anëtar i ekipit ligjor të Klintonit i tha Mail: “Natyrisht, unë jam i vetëdijshëm për akuzat, por nuk mund të flas për to”.

Ndwrkaq një zyrtar i Partisë Demokratike shtoi: “Bill është i shqetësuar me mendimin se duhet të dëshmojë dhe të mbrojë veten kundër akuzave për seks”./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera