Lajme

Bill Gates për Omicron: Jemi në pjesën më të keqe të pandemisë

Autori: Gazeta inFokus 22:39 | 05 January 2022

Në një seri postimesh në Twitter, Bill Gates thotë se ka në plan të anulojë shumicën e planeve të tij të pushimeve dhe paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara “mund të hyjnë në pjesën më të keqe të pandemisë”.

Duke pohuar se varianti Omicron po përhapet më shpejt se çdo virus në histori, miliarderi dhe bashkëthemeluesi i Microsoft tha se e panjohura e madhe mbetet se çfarë simptomash mund të shkaktojë varianti Omicron.

“Duhet ta marrim seriozisht derisa të dimë më shumë për të. Edhe nëse është më i lehtë se Delta, do të shkaktojë numrin më të madh të infektimeve që kemi parë deri më tani,” tha Gates.

-Advertisement-

Gates gjithashtu pret që vala të zgjasë tre muaj në Shtetet e Bashkuara.

Nëpërmjet fondacionit Bill & Melinda Gates, Bill Gates është përpjekur të mbyllë hendekun e vaksinave, duke vënë në dukje se shumë më pak njerëz në vendet me të ardhura të ulëta e kanë marrë një vaksinë Covid-19.

Ai tha në një artikull për CNN në tetor se hendeku do të bëhet më i vështirë për t’u mbyllur, sepse qeveritë më të pasura të botës po blejnë doza shtesë të vaksinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera